Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2025, 09:32

Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton

Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane duket e qëndrueshme mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 96.4 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë.

Paundi britanik ndërkaq referuar tregut të brendshëm valutor ka pasur lëvizje të lehta të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 109.9 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat