Shqipëria Postuar më 18 Maj 2026, 10:43

 Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë

Nga Edel Strazimiri

 Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe

Dollari amerikan pas një rritje të vazhdueshme që regjistroi përgjatë javës së kaluar ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 81.4 lekë dhe duke u shitur me 82.5 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane ndërkaq vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës edhe këtë të hënë teksa është blerë sot në raport me ditën që lamë me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një rritje të vlerës në raport me javën e shkuar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar gjatë fundjavës duke fituar pikë në raport me një javë më parë duke u blerë këtë fillim jave me 108.7 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë bazuar të dhënave të tregut vendas.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat