“Lufta Tregtare mund të rrisë normat e interesit” - Shehu: Shtimi i pasigurisë do të ndikojë edhe në presionet inflacioniste
Lufta Tregtare mund të sjellë një rritje të çmimeve dhe normave të interesit. Kështu është shprehur Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu, sipas të cilit këto rritje nga Lufta Tregtare mund të ndikojnë në konsum dhe investime.
“Kemi zhvillime të rëndësishme në nivel ndërkombëtar, për shkak të situatës gjeopolitike dhe luftës tregtare, dhe për këtë arsye mbetet për t'u parë se cili do të jetë rezultati i këtij zhvillimi që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare, por sidoqoftë në rast se ai shoqërohet me rritje të pasigurisë, ka shumë mundësi që të ketë rritje të normave të interesit, rritje të presioneve inflacioniste dhe kjo të ndikojë në terma të konsumit dhe të investimeve në përgjithësi, dhe sigurisht edhe ekonomia jonë mund të preket nga këto ndikime”.
Gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar, Shehu theksoi gjithashtu se cilësia e kredisë është përmirësuar në gjashtëmujorin e dytë, duke rënë në nivelin 4.2%, niveli më i ulët në 15 vitet e fundit. Ndërkohë edhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj rrezikut të tregut, kryesisht kursit të këmbimit dhe normave të interesit, mbetet i kontrolluar.
“Sektori bankar ka rritur, ka siguruar veprimtarinë e tij edhe më tej gjatë vitit 2024, edhe gjatë periudhës. Në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pesha e tij ka arritur në 93.2%. Është rritur në terma të periudhës, por ka rënie të lehtë në krahasim me një vit më përpara. Në përgjithësi, kontributin pozitiv në ecurinë e aktiveve të sektorit bankar, e ka dhënë rritja e kreditimit dhe investimet në letra me vlerë”.
Fitimet e bankave u përmirësuan gjatë vitit 2024, kryesisht prej të ardhurve neto nga interesi në formën e komisioneve, apo të ardhurave nga përmirësimi i pozicionit në investimet ndërkombëtare. Ekonomia shqiptare u rrit në 4.1% në terma vjetorë, rritje kjo që është mbështetur nga konsumi i brendshëm dhe investimeve nga sektori privat.
Sondazh

NATO kërkon më shumë fonde nga anëtarët - Rutte synon rritjen e investimeve, pavarësisht tensioneve me SHBA-në
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar 32 vendeve anëtare t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të......

Certifikatat e hoteleve vetëm përmes e-Albania - Topuzi: Formalizohet sektori, por duhet plotësimi i standardeve të tjera
Qeveria ka miratuar një vendim, që ka në fokus përmirësimin e procesit të aplikimeve për klasifikimin e strkturave akomoduese turistike, duke i digjitalizuar......

Rama me bizneset turistike në Velipojë - “Zhvillim i turizmit me standardet më të larta të Europës”
Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me bizneset turistike të Velipojës. Ai e konsideroi zonën e Velipojës......

Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë
Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga......

Tarifat e Trump, “kërcënim” për firmat amerikane - Kompanitë paralajmërojnë se pasiguria tregtare mund të rrisë çmimet
Shitësit me pakicë në SHBA dhe kompani të tjera të mëdha shprehën shqetësim se të ashtuquajturat "tarifa reciproke" për të gjithë partnerët tregtarë të......

“Transformim tërësor arsimit dhe shëndetësisë” - Berisha shpjegon programin e PD-ASHM në takim me studentët e mjekësisë
“Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë......

Kontratat publike, përjashtohen 20 operatorë - APP: 50% e tyre paraqitën të dhëna të rreme në tenderë
20 operatorë ekonomikë u përjashtuan nga e drejta për të fituar kontrata publike gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, 10 prej......

Trump “mbron” të pasurit - Refuzon të rrisë taksat për milionerët, për të parandaluar eksodin e tyre
Presidenti Donald Trump tha se nuk dëshiron të rrisë taksat për të pasurit sepse ka frikë se ata do të largohen nga vendi. Kur një gazetar e pyeti Trumpin......