“Lufta, pak efekt në ekonominë shqiptare” - Themeli: Inflacioni mund ta kalojë objektivin 3%, por rritja do të jetë afatshkurtër

Konflikti në Lindjen e Mesme ka një ndikim minimal dhe kalimtar për ekonominë shqiptare. Kështu ka deklaruar Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, i cili theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi, trend i cili është shfaqur në rritjen ekonomike, rritjen e punësimit në sektorin privat jobujqësor dhe të pagave njëkohësisht.
“Ndikimi në ekonominë shqiptare do të jetë i moderuar, në terma të rritjes së çmimeve dhe inflacionit, por ajo që është më e rëndësishme është që do të jetë kalimtare, pra nuk do të lërë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit, me impakte minimale ose margjinale në treguesit e aktivitetit ekonomik”, u shpreh Themeli.
Në vijim, inflacioni mund ta kalojë objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë, por kjo rritje do të jetë afatshkurtër dhe e kontrolluar.
“Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që trendi i inflacionit do të vijojë të ketë një rritje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026 dhe ndoshta edhe në gjysmën e parë të vitit 2027, rritje e cila pritet ta sjellë këtë tregues diçka mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë, por gjithsesi një rritje e cila do të jetë mjaft më e kufizuar dhe më e reduktuar në raport me atë ecuri të inflacionit që ne patëm pas krizës në Ukrainë, pas rritjes së çmimeve që pasoi Luftën në Ukrainë”, theksoi ai.
Pra, ekonomia shqiptare po përballet me këtë situatë të papritur nga pozita relativisht më të shëndosha se ato që kemi pasur në përballjen me goditjet paraardhëse të pandemisë dhe të konfliktit në Ukrainë.
Rama viziton Qendrën e Ekselencës Kibernetike të NATO-s në Estoni: Nga sot pjesë edhe Shqipëria
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Estoni, së bashku me delegacionin shqiptar vizituan Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të......
Studentët e huaj, a do qëndrojnë në Shqipëri? Dashi: Duhet strategji dhe lidhje e fortë universitet-biznes
Mbi 2 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin e studimeve të tyre. Megjithëse kjo tendencë shihet gjithnjë e më në rritje, efekti që do të japë......
Falja e detyrimeve doganore e tatitmore - Hyn në fuqi udhëzimi. Bizneset përfitojnë fshirje gjobash dhe kamatëvonesash
Ka hyrë në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e......
Investimet për rrjetin e ujërave të ndotur - Hapet tenderi 1 mld lekë për Dibrën, përfshihet dhe impiant trajtimi
Me një fond limit prej rreth 1 mld lekë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave......
400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit
Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të......
Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit
Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të......
Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve
Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por......
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......


