Lufta me Iranin detyron Indinë të ringjallë miqësinë me Rusinë/ "Marrëveshja verbale" për të negociuar për gazin e lëngshëm

Ndërsa diplomatët e Indisë negociuan një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat ndëshkuese të SHBA-së mbi eksportet e vendit në janar, Nju Delhi uli blerjet e naftës bruto ruse, një veprim që u pa si favorizim ndaj Presidentit Trump. Por, vetëm dy muaj më vonë, Delhi dhe Moska po thellojnë bashkëpunimin e tyre në energji. Palët po bien dakord që Rusia të rifillojë shitjet direkte të gazit natyror të lëngshëm për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Negociatat mund të përfundojnë brenda disa javësh, thanë burime diplomatike. Detajet e bisedimeve, të cilat vijnë në mes të rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë të shkaktuara nga sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, nuk janë raportuar. "Marrëveshja verbale" për të negociuar një marrëveshje për gazin e lëngshëm u arrit gjatë një takimi më 19 mars midis zëvendësministrit rus të Energjisë dhe ministrit indian të naftës dhe gazit, thanë burimet. Të dy zyrtarët ranë gjithashtu dakord të rrisin më tej shitjet e naftës bruto në Indi, të cilat mund të dyfishohen nga nivelet e janarit në të paktën 40% të importeve totale të Indisë brenda rreth një muaji.
India u bë një blerës i madh i naftës bruto ruse, çmimi i së cilës u ul ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës. Kjo u bë pikë mosmarrëveshjeje me administratën Trump. Importuesi dhe konsumatori i tretë më i madh i naftës në botë bleu gati 44 miliardë dollarë naftë bruto nga Moska vitin e kaluar, duke luajtur një rol jetësor në mbajtjen gjallë të ekonomisë së Kremlinit gjatë kohës së luftës. Ndërsa India është joshur nga Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra si një kundërpeshë strategjike ndaj Kinës fqinje, ekonomia e pestë më e madhe në botë tani është lënë në vështirësi dy herë në më pak se një vit nga vendimet e iniciuara kryesisht në Uashington.
Lufta në Iran e ka nxjerrë ekonominë globale nga rruga e rritjes, sipas OECD-së, dhe vendet po riformësojnë aleancat e tyre tregtare në përpjekje për tu mbijetuar pasojave të kësaj lufte.
Ura e re e Viroit drejt hapjes/ Kozeli: Rritet siguria dhe shmangen bllokimet nga përmbytjet
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspekton punimet, që janë drejt përfundimt, në Urën e Re të Viroit. Si një nga urat prioritare për......
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%/ Mark Rutte: Një kthesë historike për Aleancën
NATO ka shënuar një rritje të fortë të shpenzimeve ushtarake. Në raportin vjetor për 2025, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte deklaron se vendet anëtare......
Lufta në Iran, tjetër përplasje Trump-Merz/ Merz: Kam dyshime serioze se ekziston një strategji dalje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një......
Gjuha shqipe në diasporë mbetet sfidë e hapur/ Mësimi i saj në nuk mund të mbetet vetëm mbi vullnetarizmin
Diaspora Flet 2025, konferenca e mbajtur në Köln të Gjermanisë, solli në qendër të diskutimit edhe një prej çështjeve më të ndjeshme për komunitetin shqiptar......
Sllovenia racionon shitjen e karburanteve me pakicë/ Pas konfliktit në Lindjen e Mesme vendi po vuan për furnizime
Sllovenia po kufizon përkohësisht blerjet e karburantit, pasi vendi po përballet me mungesa në furnizim pas shpërthimit të luftës me Iranin. Furnizimi me......
Pavarësisht luftës çmimet e naftës do mbeten të larta/ Goditja në Ishullin Kharg: Brenti deri në 200 dollarë
Çmimet e naftës mund të rriten shumë përtej niveleve aktuale, ndërsa lufta me Iranin zhvillohet, thonë analistët. Kjo po ndodh pasi mbyllja efektive e......
Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake/ Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat me përdorim të dyfishtë
Ndryshimet në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janw botuar nw......
Kërkimi i naftës dhe gazit është rikthyer/ Gjigantët e energjisë kërkojnë të rimbushin rezervat
Kompanitë globale të energjisë po kthehen në bazë dhe po përqendrohen në kërkimin e burimeve të reja të naftës dhe gazit. Kjo u deklarua në një konferencë të......


