Shqipëria Postuar më 6 Prill 2026, 17:26

Lufta me informalitetin dhe shmangia e TVSH-së, tatimet nisin projektin e ri me Mbretërinë e Bashkuar

Nga Elisabeta Dosku

Lufta me informalitetin dhe shmangia e TVSH-së, tatimet nisin projektin e

Administrata Tatimore e Shqipërisë ka ndërmarrë një hap të ri drejt modernizimit të sistemit të analizës fiskale, duke implementuar një metodologji të avancuar për matjen e hendekut tatimor të TVSH-së (VAT Gap). Ky zhvillim realizohet në kuadër të projektit UC-SATA, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, dhe përfshin përdorimin e programit statistikor STATA si dhe teknikave bashkëkohore të analizës së të dhënave.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, metodologjia e re synon të përmirësojë ndjeshëm mënyrën se si analizohen të dhënat fiskale dhe si identifikohen rreziqet që lidhen me mosdeklarimin apo shmangien e detyrimeve tatimore. Përmes përdorimit të mjeteve analitike më të avancuara dhe integrimit të elementeve të inteligjencës artificiale, administrata synon të krijojë një sistem më të saktë dhe më efikas të monitorimit fiskal.

Çfarë është “VAT Gap” dhe pse është i rëndësishëm? “VAT Gap” përfaqëson diferencën midis TVSH-së që duhet të mblidhet teorikisht nga ekonomia dhe TVSH-së që realisht arkëtohet nga shteti. Ky tregues përdoret gjerësisht nga administratat tatimore në Bashkimin Europian dhe organizata ndërkombëtare për të matur nivelin e informalitetit, evazionit fiskal apo edhe mangësitë administrative në sistemin e mbledhjes së taksave.

Matja e saktë e këtij hendeku i ndihmon institucionet të kuptojnë më mirë sektorët me rrezik të lartë për evazion; përmirësojnë politikat fiskale dhe strategjitë e kontrollit; rrisin transparencën dhe efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave publike.

Sipas Tatimeve, qasja e re analitike mundëson analizë më të avancuar të të dhënave fiskale; Identifikim më të saktë të riskut tatimor dhe monitorim më efikas të përputhshmërisë së bizneseve me legjislacionin tatimor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat