Londra dhe Bergamo, më të preferuarat për shqiptarët/ TIA: Në muajin qershor udhëtuan 1.14 milionë pasagjerë
Në muajin qershor të këtij viti, mbi 1.14 milionë pasagjerë udhëtuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një shifër rekord, që konfirmon trendin e rritjes së turizmit dhe udhëtimeve ajrore nga Shqipëria.
Destinacioni më i frekuentuar vijon të mbetet Londra, me afro 89 mijë pasagjerë, ndjekur nga Bergamo dhe Roma, ndonëse këto dy të fundit kanë shënuar një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërkohë, disa destinacione kanë pësuar rritje të jashtëzakonshme. Stuttgart ka trefishuar numrin e pasagjerëve, Perugia me +158%, ndërsa Pescara dhe Nuremberg janë rritur mbi 100%. Kjo tregon një orientim të linjave ajrore drejt qyteteve të mesme në Evropë, ku ndodhen komunitete të mëdha shqiptare.
Në anën tjetër, ka dhe destinacione që kanë pësuar rënie të fortë. Bucharest ka humbur 74% të pasagjerëve, ndërsa Catania, një tjetër destinacion tradicional për emigrantët shqiptarë, ka shënuar një ulje me 52%.
Ajo që bie në sy është zhdukja totale e fluturimeve për disa qytete si Brindisi, Bristol apo Jeddah, që nuk janë më pjesë e rrjetit të fluturimeve këtë qershor.
Përkundër këtyre luhatjeve, prania e madhe e linjave loë-cost dhe zgjerimi i destinacioneve kanë bërë që Shqipëria të vijojë të rritet si një nyje e rëndësishme ajrore në rajon. Me sezonin turistik në kulm, pritet që muaji korrik të thyejë rekorde të reja.

“Lirim para kohe me kusht për të dënuarit përjetë”/ Diskutohet drafti i Kodit të Ri Penal. Manja: Nevojë e një shteti që evoluon
Është zhvilluar diskutimi i parë publik për draftin e Kodit të Ri Penal të Shqipërisë. Ky Kod përfaqëson një riformulim dhe riformatim konceptual në......

Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Në rritje vjetore me 4,8%. Më shumë europianë dhe vizita biznesi
Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Tërmetet, si bëhet dëmshpërblimi kur ke dy sigurime? Drafti/ Mbulohen ato me fuqi mbi 5 ballë. Me shitjen e pronës transferohet polica
Individët që kanë bërë sigurim vullnetar të banesave të tyre, nuk do t’i “shpëtojnë” sigurimit të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Në këtë kategori......

BE mbikëqyr tregtinë e skrapit të metaleve/ Rënia e furnizimeve dhe tarifat amerikane kërcënojnë industrinë evropiane
Komisioni Evropian ka filluar monitorimin e importeve dhe eksporteve të skrapit të metaleve, duke përfshirë çelikun, aluminin dhe bakrin, pas paralajmërimeve......

BE dhe Kina, marrëveshje paraprake për metalet e rralla/ Von der Leyen kërkon balancim të tregtisë, më shumë akses në tregun kinez
Bashkimi Evropian njoftoi një marrëveshje paraprake me Kinën për të lehtësuar kufizimet që vendi kishte vendosur mbi eksportet kritike të metaleve të rralla,......

Bizneset në anë të rrugëve, afat deri më 31 korrik për largimin e materialeve
Ka nisur aksioni për pastrimin e rrugëve kombëtare nga rrëmuja e bizneseve buzë rrugës, për të kthyer hapësirat publike në funksion të sigurisë dhe......

Britania dhe India nënshkruajnë paktin e tregtisë së lirë/ Marrëveshja pritet të ulë tarifat për tekstilet, pijet alkoolike, automjetet
Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë gjatë një vizite nga kryeministri indian Narendra Modi. Pakti përfshin uljen e tarifave për......

Trump “përplaset” me kreun e Fed/ Normat e interesit dhe kostot e rinovimit të selisë, në fokus të takimit
Presidenti Donald Trump pati përplasje me kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, gjatë një vizite të rrallë presidenciale në selinë e bankës......