Lojërat e fatit, shteti humb 120 milionë euro - Mungojnë 11 akte nënligjore, duhet të ishin miratuar brenda 1 tetorit 2024

Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar.
Referuar një analize të bërë nga ALTAX, për shkak të vonesave në zbatimin e Ligjit Nr. 155/2015, të ndryshuar me mars 2024, dhe mosmiratimit të 11 akteve nënligjore brenda afatit ligjor 1 tetor 2024, shteti humb 7–12 miliardë lekë në vit, apo rreth 70–120 milionë euro.
Në analizën e bërë, ALTAX, del në konkluzion se zbatimi i pjesshëm i ligjit ka krijuar boshllëqe rregullatore që kanë pezulluar dhënien e 10 licencave kombëtare, duke i lënë operatorët e ligjshëm jashtë tregut dhe duke forcuar rolin e platformave të huaja.
Po ashtu theksohet se tregu i jashtëligjshëm përbën 60–75% të qarkullimit total vjetor, me xhiro të përllogaritura 150–250 milionë euro, që nuk tatohet dhe nuk monitorohet nga autoritetet shqiptare.
Në këtë mënyrë, dilet në konkluzion se potenciali fiskal i pashfrytëzuar është i konsiderueshëm dhe nëse ligji zbatohet plotësisht, shteti mund të sigurojë 12–18 miliardë lekë/vit nga tatimi 15% mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit si dhe 13–23% mbi fitimet e lojtarëve me fitime mbi 5 milionë lekë.
Raporti evidenton mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe Inteligjencës Financiare, si dhe mungesën e një infrastrukture digjitale të përbashkët për ndjekjen e transaksioneve të basteve online. Për shkak të kësaj, sistemi aktual i raportimit financiar është i fragmentuar dhe joefektiv në zbulimin e flukseve të parave të paligjshme.
Sipas ALTAX, mungesa e zbatimit të ligjit krijon një dëm të drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit dhe ndikon në konkurrencën e ndershme ndërmjet operatorëve të ligjshëm dhe atyre të paligjshëm. Për më tepër, ekspozimi i lartë ndaj platformave të huaja rrit rrezikun për pastrim parash dhe evazion ndërkombëtar, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit fiskal të vendit.
Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike rekomandohet miratimi urgjent i 11 akteve nënligjore brenda një afati të shkurtër, për të bërë të zbatueshme dispozitat e Ligjit Nr. 155/2015; Rifillimi i procedurës për dhënien e licencave kombëtare, me transparencë dhe kritere të standardizuara; Krijimi i një sistemi kombëtar të monitorimit elektronik të ngjashëm me modelin italian (ADM app), që mund të ndjekë në kohë reale qarkullimin, DPT etj., si dhe të integrohet me AMLF, përmes analizës së rrezikut dhe bashkëpunimit me njësitë bankare.
Zbatimi i masave të përkohshme për formalizimin e operatorëve, duk ofruar një periudhë tranzitore për regjistrim. Formalizimi i tregut përmes monitorimit digjital dhe bashkëpunimit institucional mund të transformojë një sektor të informalitetit kronik, në një burim të qëndrueshëm fiskal dhe transparencë ekonomike.
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat - Rrugët e vendit prej tre ditësh të bllokuara
Protestat në Greqi po përshkallëzohen, me fermerët që kanë ngritur postblloqe të reja në autostrada dhe dogana, ndërsa deklarojnë vendosmërinë e tyre se nuk......
Kina furnizon botën me makina ndotëse - “Pastron” vendin nga karburanti fosil pas boom-it të mjeteve elektrike
Industria e automjeteve elektrike në Kinë kapi gjysmën e tregut të saj të brendshëm vetëm në pak vite, duke ulur shitjet e automjeteve me benzinë nga......
Problemet e sigurisë rrugore - Komuniteti i Transportit: Shqipëria dhe rajoni përmirësim, por jo në standardet e BE
Numri i viktimave në aksidentet rrugore në Ballkanin Perëndimor ra me 2.9% gjatë vitit 2024, por ritmi i përmirësimit mbetet poshtë objektivave të vendosura......
Rikuperojnë Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me......
Fondet për ndryshimet klimatike, në rrezik! - Sipas ekspertëve, BE mund t’i kanalizojë në projekte të energjisë së ndotur
Komisioni Evropian ka njoftuar një listë prej 235 projektesh ndërkufitare të energjisë që rrezikojnë të zgjasin përdorimin e lëndëve djegëse fosile edhe pse......
Rusia eksportoi më pak gaz natyror - Ndikuan sanksionet amerikane dhe evropiane
Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në janar-nëntor, tregojnë të dhënat Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në......
Marrëveshje farmaceutike me tarifa zero - Britania e Madhe dhe SHBA bien dakord pas muajsh tensionesh
Britania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje që eliminonte tarifat për produktet farmaceutike të Mbretërisë së Bashkuar të......
Vende të BE-së me rritje të varfërisë?! - Sipas Eurostat, kryeson Franca së bashku me shtetet skandinave
Franca është një nga vendet e pakta evropiane ku normat e varfërisë janë rritur gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Parisi ka......





