Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2026, 10:33

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm - AMLF merr administrimin, projektet nën kontroll financiar

Nga Diamila Leka

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e

Të ardhurat e krijuara nga veprimtaritë e lojërave të fatit do të administrohen përmes një fondi të posaçëm, nën përgjegjësinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton procedurat për arkëtimin, verifikimin, financimin, monitorimin dhe kontrollin e përdorimit të këtyre të ardhurave.

Autoriteti do të administrojë llogarinë bankare të fondit, do të regjistrojë të gjitha arkëtimet dhe pagesat, si dhe do të evidentojë detyrimet e papaguara. Institucioni do të kryejë gjithashtu verifikimin financiar të dokumentacionit dhe do të përgatisë pagesat për projektet e miratuara.

Për kontrollin e saktësisë së deklarimeve dhe pagesave, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të shkëmbejë informacion me administratën tatimore dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Fondi mund të përdoret vetëm për projektet që marrin miratimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Ndalohet financimi i shpenzimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me projektin, si dhe mbështetja e aktiviteteve që financohen njëkohësisht nga burime të tjera buxhetore për të njëjtin qëllim.

Pagesat do të kryhen përmes sistemit bankar dhe vetëm pas paraqitjes së vendimit të miratimit, kontratës së financimit dhe dokumenteve justifikuese. Në rast se konstatohen parregullsi apo përdorim i fondeve jashtë qëllimit të miratuar, pagesat do të pezullohen menjëherë. Përfituesit do të detyrohen të kthejnë shumat e marra në mënyrë të parregullt, ndërsa Autoriteti mund të ndërpresë edhe kontratën e financimit.

Vendimi parashikon gjithashtu transparencë publike. Autoriteti do të publikojë periodikisht të ardhurat e arkëtuara, shpenzimet e realizuara, fondet e disbursuara, listën e përfituesve dhe qëllimin e çdo projekti. Çdo vit do të publikohet edhe raporti për administrimin financiar të fondit, i cili do t’i nënshtrohet auditimit të brendshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat