Lobimi, projektligji ngre debat në grupet e interesit - Të ripërkufizohet termi. Dallim midis veprimtarive me interes publik dhe atyre privat

Nga ndarja e veprimtarisë advokuese me interes publik të organizatave të shoqërisë civile nga ajo me interes vetjae, te moslegjitimimi i takimeve joformale të zyrtarëve publikë si lobim, projektligji mbi lobimin ka ngritur shumë diskutime nga grupet e interesit.
Para pak muajsh u publikua për konsultim publik një projektligj për lobimin, hera e parë që Shqipëria hedh një hap për rregullimin me ligj të kësaj veprimtarie. Procesi i konsultimit tashmë është mbyllur dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile kanë dhënë sugjerimet e tyre mbi përmirësimet që i duhen bërë projektligjit.
Sipas Lëvizjes Evropiane në Shqipëri (EMA), Partnerët- Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI Albania) dhe katër organizatave të tjera, projektligji duhet të bëjë një dallim të qartë ndërmjet veprimtarive advokuese me interes publik, siç mund të jetë ai i organizatave të shoqërive civile që nuk kanë asnjë fitim, dhe veprimtarive advokuese me interes privat, pas të cilave ka përfitim ekonomik.
Lëvizja Evropiane sugjeron që të ndiqet modeli përjashtues si në Lituani, Letoni, Slloveni, Austri, Australi dhe Maqedoninë e Veriut, ku bëhet dallimi i qartë midis lobimit profesional dhe advokimit në interes publik, duke përjashtuar organizatat jofitimprurëse nga detyrimet e regjistrimit dhe raportimit. Mungesa e ndarjes ndërmjet veprimtarisë së lobimit kundrejt pagesës dhe advokimit publik në interes të përgjithshëm, mund të krijojë barrë administrative të panevojshme për shoqërinë civile dhe të kufizojë ushtrimin e rolit të tyre si aktorë legjitimë në proceset e vendimmarrjes publike.
Nga ana tjetër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron gjithashtu një ripërkufizim të termit. Në projektligj thuhet se lobimi është çdo veprimtari e ndërmarrë me qëllim ushtrimin e ndikimit në proceset e vendimmarrjes publike, legjislative ose politikëbërëse, përmes çdo forme komunikimi apo takimeve formale ose joformale, me zyrtarë publikë, nga persona fizikë ose juridikë që përfaqësojnë interesa të caktuara. Komiteti thekson se network-u informal mes bizneseve të mëdha dhe zyrtarëve publikë mund të përbëjë influencë të paligjshme mbi proceset vendimmarrëse, ndaj koncepti i “takimeve joformale” duhet hequr, pasi ato mund të përbëjnë premisë për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Për sa i përket sanksioneve për shkelje, edhe Qendra ALTAX është e mendimit që duhet krijuar një shkallë graduale të sanksioneve dhe mekanizma për apelim, të lehta dhe të rënda.
Tiranë-Durrës, korsitë e reja hapen këtë muaj - Aksi kthesa e Kamzës-mbikalimi i Rinasit, Noni: Presim përmirësim të trafikut
“Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashkohet të hapen për......
“Tavan” për interesat e kartave të kreditit - Trump kërkon nga bankat të mos aplikojnë interesa mbi 10%
Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje bankave në SHBA që të vendosin një tavan 1-vjeçar për normat e interesit të kartave të kreditit në 10% duke......
Zbulohet magazina me veshje kontrabandë - Produktet stampoheshin me logo false. Arrestohet një shtetas turk. Tjetri, në kërkim
Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të......
Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri
Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë......
Kosova, mbi 1 mld euro fonde të munguara - Kriza politike në 2025 penalizoi buxhetin, bizneset dhe qytetarët
Kriza politike që përfshiu Kosovën gjatë vitit 2025 ka penalizuar buxhetin e shtetit, përveç pasojave që ka shkaktuar për familjet dhe bizneset. Qeveria e......
Probleme në disa akse rrugore - ARRSH: Kontraktorët, në terren për të bërë pastrimin
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës. Sipas......
“Investoni në industrinë energjetike të Venezuelës” - Presidenti Trump, thirrje gjigantëve amerikanë të naftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë për të diskutuar për......
Bullgarët, të ndarë për euron si monedhë zyrtare - Nga 1 shkurti do të bëhet monedha e vetme ligjore
Bullgarët mbeten thellësisht të ndarë mbi miratimin e euros si monedhë zyrtare, mes pasigurive gjeopolitike në rritje në Evropë dhe përshkallëzimit të......


