Llogaritja e kredisë me laps e me letër - Tola: Me normën e re të interesit do kursejmë 300 mijë lekë në 20 vite
Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri banka qendrore e vendit, totali që do kursejmë është rreth 300 mijë lekë në fund të shlyerjes së kredisë.
Pas një përllogaritjeje me laps e me letër me ekspertin e ekonomisë Igli Tola, kësti mujor I kredisë do të lehtësohej me rreth 1234 lekë.
“Në rastine parë ku shuma e marrë është 10 milionë lekë me normë interesi 3%, dhe afat maturimi 20 vite, kësti mujor do jetë 55459.6 lekë. Për 20 vite, totali I interesit që do paguhet do jetë rreth 33% e shumës së kredisë që do jepet ose 3310342 lekë. Në rastin e dytë ku norma e interesit është 2.75%, kësti mujor do jetë 54216.6 lekë. Në fund të maturimit të huasë do kemi kursyer diçka më shumë se 300 mijë lekë me normën e re të interesit.” Shprehet Zoti Tola.
Edhe pse Banka qendrore uli normën bazë së interesit nga 3 në 2.75%, bankat e nivelit të dytë nuk bëjnë një pasqyrim 100% të vendimit.
Bankat momentalisht ofrojnë një normë interesi për hua për blerje shtëpie që varijon nga 3.2-3.7% për afat maturimi nga 20 deri në 25 vjeçare.
“Është për tu parë se sa ky efekt do përcillet, sepse normalisht bankat e nivelit të dytë nuk operojnë me normat bazë të interesit. Janë institucione që kanë shpenzime dhe nivel risku. Në këtë mënyrë, në varësi të riskut të kredimarrësit dhe një sërë shpenzimesh të tjera, bankat e nivelit të dytë japin një normë shtesë që reflekton normën bazë së interesit që i jepet qytetarit, qoftë për kredi konsumatore, hipotekore etj.”
Ulja e normës baze së interesit do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen.
Sondazh

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë të ardhurat minimale në 614 euro
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 613,6 euro që nga janari 2025, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës......

Reshje bore, nëntori në histori - Gjoni: Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 5 vitet e fundit
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet......

Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë......

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e......

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......

Japonia, 65 mld USD për industrinë e çipeve - Investimet synojnë zgjerimin e sektorit të inteligjencës artificiale
Japonia njoftoi një plan prej 65 miliardë dollarësh për të stimuluar industrinë e çipave dhe inteligjencën artificiale. Plani synon të rrisë investimet dhe......