Llogaritë bankare të shqiptarëve, gati gjysma në telefon - "Besnikë" të radhëve në banka. Pse 53% nuk aksesohen përmes internetit?

Vetëm 47% e llogarive bankare në Shqipëri aksesohen edhe përmes internetit nga aplikacionet ose faqet online të bankave. Pavarësisht se shumë shqiptarë po kryejnë veprime bankare nga telefoni në rehatinë e shtëpisë apo punës së tyre, sërish numri i llogarive që vijojnë të aksesohen vetëm me praninë fizike të personit në bankë, vijon të mbizotërojë ndaj atyre që kontrollohen nga telefoni.
E thënë ndryshe, rreth 53% e llogarive bankare të shqiptarëve nuk aksesohen fare nga interneti, që nënkupton se shumë qytetarë vijojnë të mos heqin dorë nga mënyra tradicionale e kryerjes së transaksioneve dhe marrjes së shërbimeve të tjera nga sportelet fizike të bankave.
Në momentin e hapjes së një llogarie, të gjitha bankat i sugjerojnë klientit që të shkarkojnë aplikacionin e tyre, i cili do t'i ofrojë mundësinë e kontrollit të balancës së llogarisë, të shikojë urdhërpagesat periodike, gjendjen e kartave të debitit dhe kreditit, kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi (pra mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve), detajet e depozitës me afat ose hapja e një depozite të re, pagesën e kartës së kreditit apo shlyerjen e kësteve të kredisë, transferta midis llogarive personale, transferta në çdo llogari, në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesat e faturave të telefonit, OSHEE dhe UKT.
Bankingu në shtëpi mundëson kryerjen e transaksioneve të shpejta kudo dhe pa humbur kohë. Shifrat tregojnë se një numër i konsiderueshëm personash nuk i marrin parasysh këto përfitime, janë mosbesues dhe jo të gatshëm të përqafojnë digjitalizimin e shërbimeve bankare. Megjithatë, nga 1.3 milionë që ishte totali i llogarive të aksesueshme në internet gjatë 2024, ky numër rezulon të ketë arritur në 1.9 milionë gjatë 2025, rreth 44% më shumë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, nga totali i llogarive të aksesueshme në internet, 98% mbahen prej shqiptarëve dhe vetëm 2% prej shtetasve të huaj. Ndërkohë, në llogaritë që akesohen nga telefoni prej shqiptarëve, rreth 90% janë nga individë dhe vetëm 10% nga biznese.
Në një kohë kur bankingu online po nxitet nga shumë shtete, me synim zvogëlimin e përdorimit të parasë fizike, duket se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve në Shqipëri do të vijojnë të preferojnë kontaktin fizik me bankën edhe për pak kohë.
Festa e Filmit, “One Battle After Another” fiton Oscar - Fituesi Warner Bros, në proces shitjeje te Paramount Skydance
Trilleri komik “One Battle After Another” fitoi çmimin për filmin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke kryesuar një seri prej gjashtë......
Më pak automjete të vjetra nëpër rrugë - Çregjistrohen 1,761 mjete, ndikim pozitiv për mjedisin e sigurinë
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur numri i automjeteve të......
Ukraina do para e teknologji për dronët në Lindjen e Mesme - Zelenski: Për ne, si teknologjia dhe financimi janë të rëndësishme
Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ndihmës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, pas kërkesës për ekspertizën e saj për tu mbrojtur nga dronët......
Mbi 23 mijë vende pune të kontrolluara nga Inspektoriati i Punës - 668 masa administrative pas inspektimeve në 902 subjekte
Kontrollet në tregun e punës vijojnë me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Referuar të......
Ekonomia e Kinës, vrulli i hershëm në vitin 2026 - Rreziqet globale që po shtohen mund ta frenojnë rritjen
Ekonomia e Kinës e nisi vitin me një bazë më të forte rritje. Prodhimi i fabrikave u përshpejtua, shitjet me pakicë dhe investimet u rimëkëmbën në......
Qëndrueshmëri në tregun valutor – Nuk regjistrohen luhatje të ndjeshme për valutat kryesore
Dollari amerikan edhe pse me një rënie të lehtë gjatë fundjavës nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas......
Trump kërkon ndihmë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit - Japonia dhe Australia thonë se nuk kanë plane për të dërguar anije
Kërkesat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një koalicion që do të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit duket se nuk kanë hasur në vesh të......
Irani ka çelësin e rihapjes së tregjeve globale të energjisë - Ndërprerja, 10 milionë fuçi në ditë, 10% e kërkesës globale
Kur kompania saudite Aramco njoftoi blerësit e të naftës se nuk kishte një ide të qartë se cilin port do të përdorte për eksportet e prillit, kjo nxori në......


