Shqipëria Postuar më 12 Mars 2026, 12:50

Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë për litër, 18 lekë më shumë nga nisja e konfliktit SHBA -Iran

Nga Ola Mitre

Litri i naftës ulet me 5 lekë - VËZHGIMI / Arrin 193 lekë

Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë në tregjet me pakicë të karburanteve, një ditë pas ndryshimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Sipas një vëzhgimi të TV SCAN në disa nga pikat në kryeqytet në 12 mars nafta tregtohet me 193 lekë për litër, nga 198 lekë/për litër që ishte në ditët e fundit. Gjithsesi, ky nivel është ndjeshëm më i lartë se çmimi me të cilin tregtohej nafta përpara nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, kur një litër blihej me 175 lekë apo 18 lekë më pak se aktualisht.

Ndërkaq, qeveria ka deklaruar se po mban në monitorim tregun e karburanteve për shmangien e abuzimeve. Për këtë qëllim është ngritur edhe një Task Forcë e përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Doganave do të monitorojë tregun e karburanteve në mënyrë që të mos ketë abuzime me çmimet për qytetarët shqiptarë. Task Forca ka në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Një monitorim i ngjashëm është njoftuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, që ka në fokus marrëveshjet e ndaluara mes kompanive për të rritur çmimit në bllok.  

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj nuk e përjashtoi mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa foli për situatën e krijuar në tregun e karburanteve si pasojë e krizës së lindjen e Mesme, ajo tha se aktualisht vëmendja është përqëndruar te monitorimi i abuzimeve nga kompanitë e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, por në varësi të ecurisë së krizës mund të ndërmerren dhe masa të mëtejshme.  Aktualisht, qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 80 lekë taksa, ndërsa këtij çmimi i shtohet edhe 20% Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat