Lista e Projekteve Kombëtare, përcaktohen kritere të reja - Propozuesit për koncesione duhet të dorëzojnë paraprakisht studimet e fisibilitetit
Projektet e reja të investimeve publike duhet të plotësojnë disa kritere shtesë që të përfshihen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, projektet e investimeve strategjike, të cilat propozohen për t’u zbatuar si projekte koncesioni apo partneriteti publik privat, maturohen në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, pasi përgatitet studimi i fisibilitetit, duke ndjekur rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për koncesionet dhe partneritetet publike private.
Sipas vendimit, Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se data 31 janar. Nëse vlerësohet e nevojshme, Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare rishikohet, çdo 3 muaj.
Në vendim përcaktohet gjithashtu se shpenzimet për projekte investimesh klasifikohen në: projekte strategjike, të cilat janë mbi vlerën kufi të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave. Këto projekte, për t’u përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, i nënshtrohen një procesi të vlerësimit. Si dhe projekte, të cilat janë brenda vlerave kufi të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave. Këto projekte, përpara fillimit të procesit buxhetor, duhet të përgatisin formularin e konceptimit të projektit të investimit dhe studimin e fisibilitetit të thjeshtuar, sipas metodologjisë së miratuar me udhëzim të ministrit të financave.
Institucioni përgjegjës për programimin strategjik konsulton çdo projektpropozim, si dhe projektet që kanë përgatitur studimin e fisibilitetit dhe plotësojnë kriteret e maturitetit të projektit, sipas metodologjisë së miratuar me udhëzim të ministrit të Financave, në Komitetin e Planifikimit Strategjik, rast pas rasti.
Projektet, të cilat janë maturuar në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare dhe nuk janë buxhetuar brenda tri viteve nga kryerja e studimit të fisibilitetit, për t’u buxhetuar, duhet të rishikojnë studimin e fisibilitetit. Projektet e investimeve publike të miratuara në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare përfshihen në listë deri në sigurimin e plotë të vlerës së financimit.
Aktualisht 134 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Projektet e matuarara, konsiderohen ato projekte për të cilat është kryer studimi i fisibilitetit dhe është konsideruar fisibël.
Në këtë status janë 52 projekte të tilla, në të gjithë sektorët se ekonomisë, si në infrastrukturë, energji, mjedis, shëndetësi, arsimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimi rajonal, drejtësi, etj.
Sondazh

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror
Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? – Dobësohet Paundi ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 91.1 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë në raport me ditën e djeshme sipas......

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja cilat janë përfitimet
Qeveria ka miratuar në mbledhjene kësaj të enjteje kritereet e procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, në rastet e largësisë së punës......

Vendimi i Qeverisë, central fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit
Në mbledhjen e kësaj të enjtje Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik për vetëprodhim të energjide elektrike në territorin e Aeroportit të......

Ndryshime në qeveri, Andi Memeti zgjidhet zv/ministër i Financave
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave. Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e......

Konkurrenca globale në eksporte, Kina ka hegjemoninë-Nga viti 2010, Kina ka dyfishuar praninë e saj në tregun botëror
Konkurrenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Komunizëm me Bitcoin, Koreja e Veriut: Jemi të tretët në botë-Me anë të hekerimit u krijua rezerva më e madhe pas SHBA e UK
Autoritetet që kanë identifikuar hakerat nga Koreja e Veriut si ata që fshiheshin pas shumë sulmeve të fundit kibernetike në kriptomonedha, vlerësojnë se......

Hekurudha Shkodër – Gjakovë, Beci: 7 stacione, 43 ura dhe 14 tunele, kostoja totale 1.8 miliardë euro
"Një investim që rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës’. Kështu e ka cilësuar në një postim në......