Lista/ Cilat janë projektet publike të hapura për investim? - “Ringjallet” stadiumi “Selman Stermasi”, Bibliotekë Kombëtare tek liqeni
Qeveria ka prezantuar listën e projekteve që kërkojnë vëmendjen e investitorëve të huaj dhe vendas për t’i çuar ato përpara përmes partneritetit publik-privat.
Një ndër projektet madhore është ai i rivitalizimit të stadiumit “Selman Stermasi”, i cili sipas kërkesave të FSHF-së, konceptohet të jetë do të jetë UEFA kategoria 4, me një numër vendesh nga 14 mijë në 16 mijë. Territori i stadiumit do të jetë 120 mijë m2.
Thirrja e fazës së parë përfundon më 24 janar dhe në total thirrja shkon në 110 ditë. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura dhe 3 prej tyre do të konkurrojnë për të qenë fitues, dhe në fund do fitojë oferta më e përshtatshme ekonomike. Bëhet fjalë për skuadra të kompozuara nga arkitektë dhe sipërmarrës.
Biblioteka Kombëtare është një tjetër projekt i madh që pritet të çohet përpara, e cila konceptohet të ndërtohet në zonën ku ka qenë Garda e Republikës, afër parkut të liqenit dhe pranë teatrit të kukullave duke krijuar një klaster interesant për atë territor. Biblioteka Kombëtare do të integrojnë një vend brenda saj për bibliotekën e Tiranës. Është konceptuar si një hapësire prej 20 mijë metra katror, ku edhe do të lexohet.
Projekt tjetër është zhvillimi dhe menaxhimi i godinave shtetërore, përmes ndërtimit të dy kullave. “Lift Tower” pjesë e të cilit është nënprojekti “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”, nëpërmjet instrumentit ligjor të sipërmarrjes lidhur me dy prona shtetërore, prona për zhvillim me sipërmarrje dhe prona për zhvillim publik. Si dhe VOID Tower, konsideruar si megakompleks qeveritar ne kryeqytet, ku do të “strehohen: 22 institucione dhe 10 mijë punonjës.
Expo Albania, po ashtu është një strukturë që do të vendoset në afërsi të Farkës, me synimin për ta kthyer në qendrën më të madhe të panaireve dhe ekspozitave në Ballkan si dhe Parku Durrana, i cili synohet të kthehet një një lider ne teknologjinë e komunikimit në rajon.
Këto projekte po menaxhohen nga Korporata Shqiptare e Investimeve.
Sondazh
2024, vit rekord për prodhimin e energjisë në BE - Çmimet e energjisë elektrike me shumicë u ulën me 16%
Viti 2024 shënoi një rekord për sektorin energjetik të BE-së, ku burimet e rinovueshme kontibuuan me rreth 50% të prodhimit total. Megjithatë, kërkesa për......
Si do zhvillohen pronat publike? - Programi i ri/ Rama: Investoni në Shqipëri, partneritet me shtetin
Qeveria ka prezantuar programin e ri të zhvillimit të pronave publik duke ftuar investitorët në fusha të ndryshme të ekonomisë, që të aplikojnë duke......
Banka e Zvicrës, 88 mld USD fitime në 2024 - Rritja e çmimeve të arit dhe forcimi i dollarit, ndër faktorët kryesorë
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të raportojë një fitim rekord të plotë prej rreth 80 milionë frangash apo 88 miliardë dollarësh për vitin 2024, pasi......
Agroturizmi, tradita dhe natyra me një klikim - Dy platforma për guida online në 200 njësitë dhe bujtinat shqiptare
Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizëm.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200......
Ku mund të bëhemi më shpejt pronarë të një shtëpie në rajon? Indeksi i Numbeo-s: Rreth 16.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë
Blerja e një apartamenti është ndër investimet më të rëndësishme dhe më të synuara nga familjet shqiptare dhe jo vetëm. Vitet e fundit tregu i pasurive të......
Mjetet e transportit “mundin” lëndët djegëse/ Regjistrojnë vlerën më të lartë të importit për 11-mujorin e vitit 2024
Shqipëria regjistron një defiçit tregtar të vazhdueshëm, ku importet tejkalojnë eksportet. Kjo situatë reflekton varësinë e vendit nga produktet e huaja për......
Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve - Trimçev: Lajm historik, tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë......
Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit......