Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t'i rikthyer ato në shërbim të komunitetit. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ishte në një pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh në Kurbin, për të inspektuar nga afër aksionin për lirimin e hapësirës.
“Ka shumë pika të tilla, të cilat janë bërë mjedise të papërshtatshme, që prishin e ndotin ambientin, por edhe mjedise të pasigurta. Nga fillimi i këtij muaji, falë fushatës që kemi ndërmarrë bashkërisht të gjithë ne, do ta lirojmë këtë hapësirë duke ua kthyer bashkisë së Laçit, e cila jam e sigurt, që do të ketë projekte shumë të bukura për të zhvilluar në këto hapësira, projekte të cilat i kthejnë komunitetit jetësimin e tyre, energjizimin”, u shpreh Ministrja Koçiu.
Në Shqipëri ka 24 pika të tilla grumbullimi të mjeteve, 2 janë liruuar, Shkodra dhe Kurbini, ndërsa javën tjetër përfundon procesi në të gjitha pikat e tjera. Vlora mban rekord për numrin e pikave të tilla.
“Kjo është hapësira, pronë shtet, e Komisariatit të Kurbinit. Kemi të pozicionuara 1664 makina me tipologji të ndryshme statusi. Nga këto 1100 janë për skrap. Është përfunduar i gjithë inventari i pasurive dhe shpejt fillojmë procedurat e ankandit. Është 2.6 ha tokë shtet”, informoi Kryeinspektorja e AAPSK, Risena Xhaja.
Supozohet që janë 16 mijë mjete ose motomjete në një gjendje të tillë në gjithë Shqipërinë, ku një pjesë do të dërgohen për skrap dhe një pjesë do të konfiskohen për t'u ripërdorur nga institucionet shtetërore.

Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë......
Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......
Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s!
Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë ku Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në......
"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë......
Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të......
Në “lupë” ndërtimet me fonde publike - Muçaj: Të jenë subjekte shembullore, do të penalizohen për leje zhvillimore
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur në fokus sektorin e ndërtimit, duke nisur një fushatë të thelluar inspektimesh në të gjitha projektet që......
Rreth 112 mijë kontrata të reja sigurimi në 2025 - AMF: Tregu i sigurimeve rrit perfomancën edhe në primet e arkëtuara
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo......
Humbjet e energjisë në rrjet do ulen nën 12% - Objektivi i qeverisë për 4-vjeçarin: Bazohemi në teknologjitë e reja të matjes
Qeveria synon që brenda 4 vitesh të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje në më pak se 12%. Në programin qeverisës 2025 -2029 thuhet se ky rezultat do të......





