Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit - Lëhtësimi i politikës monetare, Sejko: Shkon në 2.75%, kontroll për goditjet mbi inflacionin
Për të dytën herë brenda pak muajsh, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.75%, nga 3% që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga guvernatori Gent Sejko, ndërkohë që ky ndryshim prek drejtpërdrejt normat e kredive, që tani do të jenë më të ulta. Paralelisht, normat e interesit të depozitës njëditore dhe kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen gjithashtu me 0.25% duke shkuar në nivelet 1.75% dhe 3.75%.
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen. Ajo ilustron gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit në kahun e sipërm dhe të poshtëm të objektivit, si dhe është konsistente me komunikimet tona të mëparshme për të ndjekur një politikë monetare të udhëhequr nga informacioni i ri”, - tha Sejko.
Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi, ndërsa lehtësimi i politikës monetare ka ndikuar në këtë drejtim.
“Aktiviteti ekonomik ka pasur një rritje solide gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një kontribut të rëndësishëm pozitiv në këtë ecuri. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare bëri të mundur kontrollin dhe reduktimin e inflacionit, pas goditjes së çmimeve të ardhur nga tregu ndërkombëtar gjatë vitit 2022, pa cenuar – në të njëjtën kohë – trendin pozitiv të zhvillimit të vendit dhe stabilitetin financiar të tij”, - tha Sejko.
Nga shkurti i vitit 2022, Banka e Shqipërisë filloi të rriste normën bazë të interest, teksa rritja e fundit u vendos në nëntor të vitit 2023, që shënoi dhe normën më të lartë të interesit, të paktën nga viti 2013, në nivelin e 3.25%. Ndërkaq, në korrik në këtij viti u vendos ulja e parë që prej 2022-it, me 0.25%.
Sondazh

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pas fitores së Donald Trump!
Bitcoin u forcua brenda natës, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pasi Donald Trump mposhti zëvendëspresidenten Kamala Harris në......

“Ekonomia e Amerikës më mirë me Trump” - Qytetarët në Shqipëri: Nuk pritet të ndryshojnë marrëdhëniet mes 2 vendeve
Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, qytetarët në Shqipëri dhanë opinionet e tyre. Fitorja e Donald Trump nuk u prit dhe shumë mirë nga një......

Propozimet e Trump për ekonominë - Masat e Presidentit të ri për të nxitur rritjen e prodhimit në SHBA
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka propozuar gjatë fushatës një sërë masash ekonomike dhe tatimore për të ndihmuar qytetarët dhe për të nxitur rritjen......

“Fitore Historike e Donald Trump” - Hoti: Njeri i paparashikueshëm. Në pritje të qëndrimit për luftërat
Rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë u cilësuan nga shumë individë si historike. Të njëjtin mendim ndau dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti,......

Kur do të përfundojnë projektet infrastrukturore? - Balluku: Me Bankën Botërore po investojmë për rehabilitimin e urave
Në Shqipëri po zhvillohen një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore të vendit, teksa dhe nga buxheti për vitin 2025 pritet t'i akordohet një shumë e......

“Ekonomia e Amerikës më mirë me Trump” - Qytetarët në Shqipëri: nuk pritet të ndryshojnë marrëdhëniet mes 2 vendeve
Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, qytetarët në Shqipëri dhanë opinionet e tyre. Fitorja e Donald Trump nuk u prit dhe shumë mirë nga një......

Si mund të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? - Aplikimi depozitohet në ERE, alternativat për lehtësimin e familjarëve
Qeveria shqiptare ka paralajmëruar uljen e çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Por cilat janë hallkat në të cilat......

Kina padit BE-në për makinat elektrike - Pekini i drejtohet OBT-së pas tarifave deri në 35% për markat kineze
Kina njoftoi se kishte nisur një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave përfundimtare të BE-së për automjetet elektrike......