Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 10:44

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë - Kryeministri ‘inspekton’ porositë e lëna pak ditë më parë

Nga SCAN TV

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë -

Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin ë kësaj të henë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ka ka mbajtur një takim në bashki.

Kreu i qeverisë është pritur nga kryebashkiaku Ermal Dredha ndërsa shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe drejtuesi politik i PS për Vlorën, Bledi Çuçi.  

Pak ditë pas vizitës së parë që Rama zhvilloi në Vlorë dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të Bashkisë. Rama la afat deri më 15 korrik që të jenë zgjedhur të gjithë drejtuesit e rinj të institucionit. Ditët e fundit, Rama ka shtuar kritikat dhe ka paralajmëruar masa nëse nuk do të lirohen hapësirat publike në Vlorë e qytete të tjera.

Ndërkohë, aksioni i bashkisë Vlorë për lirimin e hapësirave publike është zhvilluar me intensitet edhe gjatë natës. Shëtitorja bregdetare “Lungomare” është kthyer në epiqendrën e këtij operacioni, ku vihet re një prani e konsiderueshme e zyrtarëve dhe drejtuesve të Bashkisë së Vlorës. Të dielën kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, bëri një paralajmërim të prerë për të gjithë subjektet private që kanë zaptuar hapësirat publike.

Ai deklaroi se nuk do të ketë më asnjë tolerim për bizneset që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos në zonat e dedikuara për këmbësorë. Ky operacion, sipas Bashkisë së Vlorës, synon t’i kthejë qytetit dhe banorëve hapësirat publike të uzurpuara prej vitesh, veçanërisht përgjatë bregdetit që gjatë sezonit veror frekuentohet masivisht nga pushues vendas dhe të huaj.

 

Shqipëria 7 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat