Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep!
Në Tiranë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga sipërmarrje që kanë vendosur tavolina, karrige, tenda apo elementë të tjerë që pengojnë qarkullimin e këmbësorëve në trotuare.
Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë dhe ecjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.
Deputeti i zgjedhur i PS në Tiranë Taulant Balla, njëherazi ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i shoqëruar dhe nga deputetja e zgjedhur në Tiranë e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, u njohën nga afër me problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike në njësinë nr. 2.
Balla u shpreh se “do të dëgjojmë qytetarët cep më cep, në respekt të plotë të 19 mandateve historike në Tiranë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm”.
Balla tha se duhen bërë njoftimet që qytetarët të marrin masat për të hequr vetë objektet që kanë vendosur në hapësirat publike. Ministri theksoi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje, për të garantuar akses për të gjithë qytetarët.
Ai tha se “hapësirat publike mes pallateve janë pronë e përbashkët e banorëve dhe nuk mund të privatizohen nga askush, pavarësisht se kush ka qenë pronari i dikurshëm i tokës”. Gjatë inspektimit, Balla denoncoi vendosjen e gardheve, ndarjen me xhama apo strukturat pa leje që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke paralajmëruar prishjen e tyre.
Ai u ndal edhe te pastrimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave, duke kërkuar kujdes të shtuar nga institucionet përgjegjëse. “Hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të pastra dhe të sigurta për të gjithë: për nënat me fëmijë, për fëmijët dhe për të moshuarit. Nuk mund të kthehen në vende grumbullimi mbeturinash apo të pengohen nga parkime pa rregull”, theksoi ai.
Në përfundim të inspektimit, Balla deklaroi se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që synon kthimin e hapësirave publike në shërbim të komunitetit. Ai u bëri apel qytetarëve të mbajnë pastër ambientet ku jetojnë, si dhe u shpreh pro gjobitjes së atyre që nuk zbatojnë ligjin.
Ndërsa Xhaçka tha se “në të gjithë njësinë do të futemi në lagje për të parë problematikat që kanë qytetarët në raport me hapësirat dhe investimet më prioritare në ambientet ku ata jetojnë”. Në disa qytete të vendit po zhvillohet një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028 - Më shumë fonde, 407 km rrugë të ndërtuara apo rehabilituara, brenda 2026-ës
Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm......

Përhapet tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi - Fermerët gjejnë metoda “alternative” për të ulur kostot bujqësore
Tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi po rritet ndjeshëm, ndërsa fermerët kërkojnë alternativa më të lira për të përballuar çmimet e larta. Kjo......

Sa kushtojnë recetat e mjekimeve të verës për fëmijët? - Farmacistja Muka: Variojnë nga 3500 lekë deri në dyfishim
Tashmë në sezonin e verës, nuk ka vetëm pushime relaksuese, por situatë delikate e virozave sezonale, sidomos e fëmijët. E ndërsa prindërit përballen me......

OpenAI “sfidon” Google Chrome - Shfletuesi i ri i internetit do të drejtohet nga IA
OpenAI pritet të prezantojë së shpejti një shfletues interneti të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Startup-i synon të sfidojë dominimin e Google në......

Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet - Cilat ministri marrin më shumë fonde, si mbështeten prioritetet?
Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar......

Situata e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit - MM: Tri vatra aktive nga 18 të raportuara!
Ministria e Mbrojtjes në lidhje me situatën nga zjarret në vend informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë......

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e Policisë së Shkodrës!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga......

Norma e huave me probleme, pranë nivelit 4.12%/ Cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë pavarësisht rritjes së lehtë
Norma e kredive me probleme mbetet pranë niveleve më të ulëta historike, pavarësisht një luhatjeje të lehtë gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të......