Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 18:35

Lirimi i hapësirave publike në Theth, Rama: Kabinat do i marrë shteti. Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli”

Nga SCAN TV

Lirimi i hapësirave publike në Theth, Rama: Kabinat do i marrë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet e tij sociale, lidhur me zaptimin e hapësirave publike. Këtë herë numri një i qeverisë është ndalur në Theth. 

"Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
POR NA DOLI PROKURORIA E SHKODRËS me deklaratë duke mbajtur anën e Gjelit, me teorinë që ato ngrehina qenkeshin pa themele e ai liqen betoni në livadh qenkej i pafajshëm, kështu që Policia e Shtetit e paska pasur gabim që ka kërkuar ndjekje penale për autorin e asaj masakre
Deklarata e Prokurorisë Shkodër meriton një vëmendje të veçantë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sepse e zgjeron skandalin “Gjeli” duke hedhur hije mbi aftësinë e asaj prokurorie për të arsyetuar logjikisht, e jo më
pastaj për të vepruar ligjërisht", shkruan Rama

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat