Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2025, 15:20

Lirimi i hapësirave publike mirëpritet nga ekspertët - Ozuni: Të ndiqen shembujt e Evropës, ku lejohen struktura të çmontueshme

Nga Lidion Kulla

Lirimi i hapësirave publike mirëpritet nga ekspertët - Ozuni:

Ekspertët e turizmin e mirëpresin aksionin e qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë nga baret dhe restorantet.

Eksperti Ferjolt Ozuni, deklaroi në studion e TV Scan se mund të ndiqen shembujt e vendeve europiane, ku lejohet vendosja e tavolinave dhe karrigeve në trotuare, por ato janë të çmontueshme.

Aksioni i qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë nga baret dhe restorantet në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe disa qytete të tjera, mirëpritet nga ekspertët e turizmit.

I ftuar në studion e TV Scan, Ferjolt Ozuni, shprehet se ka ardhur koha që të respektohen hapësirat publike, në një kohë që fluksi i turistëve është shumë i lartë.

Gjithashtu, Ozuni shprehet duhet të ndiqet shembulli i qyteteve të tjera europiane, ku lejohet vendosja e tavolinave dhe karrigeve në trotuare, por ato janë të çmontueshme në çdo moment.

Prej disa ditësh, me nismën e vetë kryeministrit Edi Rama, Policia e Shtetit, Policitë Bashkiake dhe IMT-ja kanë nisur një aksion në qytetet kryesore të vendit me synimin që të rikthejnë hapësirat publike në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Në disa raste, subjektet kanë nisur të çmontojnë vetë strukturat e vendosura në trotuare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat