Shqipëria Postuar më 20 Korrik 2025, 21:01

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”- Kryeministri Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”

Nga Alida Lula

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”-

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura nga qytetarët, në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Rama shkruan: 

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them: pse jo nesër një SY M’SY? NESËR pra, që në mëngjes, live padyshim, këtu ku tjetër?”

Më herët kryeministri Rama shkruan se ky çlirim i madh është jo vetëm për komunitetin e këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ai paralajmëroi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vijojë, pavarësisht kundërshtimeve të përkohshme.

"Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar"- shkruan kryeministri Rama. 

Komunikimi i së hënēs, vjen në një moment kur strukturat shtetërore po vijojnë aksionet në gjithë territorin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe qytetet kryesore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat