Lirimi i brezit të sigurisë në akset rrugore kombëtare dhe krijimi i korridoreve të gjelbra, takim Hita-Kozeli

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli.
Në takim morën pjesë edhe grupet e përbashkëta të punës, me qëllim nisjen e punës për marrjen e masave për lirimin e brezit të sigurisë në akset rrugore, duke qenë se javën e ardhshme do të nisë aksioni për lirimin e hapësirave në anë të rrugëve kombëtare dhe krijimin e korridoreve të gjelbra.
Drejtuesit Hita dhe Kozeli theksuan rëndësinë e këtij operacioni mbarëkombëtar, për finalizimin e të cilit nevojitet koordinim mes strukturave për marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave respektive.
Drejtor Hita theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë dhe kërkoi nga Departamenti i Sigurisë që strukturat e tij të jenë në mbështetje të plotë të ARRSH-së dhe krahas lirimit të hapësirave, të vijohet edhe me ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, me masa administrative dhe penale.
Drejtor Kozeli theksoi se ARRSH ka nisur punën për evidentimin dhe heqjen e çdo ndërtimi, objekti, tabele reklame, depozitimi materiali, si dhe të çdo përdorimi tjetër të palejuar brenda kufirit rrugor, zonës rrugore, brezit të rezervuar dhe hapësirave të nevojshme për fushëpamje e siguri rrugore, në segmentet rrugore kombëtare në administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, sipas inventarit të miratuar me VKM 234, datë 17.04.2024.
Kozeli bëri me dije se Drejtoritë Rajonale të ARRSH-së kanë nisur punën për njoftimin e të gjitha bizneseve, që me qëllim lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, të marrin masa për heqjen e çdo objekti nga këto hapësira dhe për ndalimin e përdorimit të paligjshëm të hapësirave brenda kufirit rrugor, zonës rrugore, brezit të rezervuar dhe hapësirave të nevojshme për fushëpamje e siguri rrugore, në segmentet rrugore kombëtare në administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Program Kombëtar për Parkimet - Demo: Rritje në zonat urbane e turistike, investimet edhe në bashkëpunim me privatin
Qeveria ka prezantuar Programin Kombëtar të Parkimeve, një nismë që synon të adresojë një nga problematikat më të prekshme në qytetet shqiptare, veçanërisht......
“Porta e Alpeve”, qeveria firmos kredinë 50 mln euro - Karakaçi: Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total 100 mln euro
Qeveria ka miratuar marrëveshjen e kredisë 50 mln euro me Bankën Evropiane të Investimeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon zhvillimin e......
Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin
Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron. Megjithatë, lufta në......
Cilat janë destinacionet me kosto më të ulët për pushime? Për vitin 2026, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira për turistët
Viti 2026 pritet të sjellë tendenca të reja për sa i përket turizmit. Sipas Travel and Tours, Shqipëria është një nga vendet ku kostot janë më të ulëta se në......
AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke......
“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera
Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në......
Mbi 92 mijë vizitorë në muzetë dhe parqet arkeologjike në 3 muaj - Turizmi kulturor në rritje, cilat janë sitet më të vizituara?
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të......
Jo më vula në pasaporta - Çfarë ndryshon nga sot në 29 aeroporte të BE?
Sistemi i Hyrjes dhe Daljes (EES) në Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me të gjithë shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga Zona Shengen, ka hyrë......


