Linjë hekurudhore Sukth-porti i ri i Durrësit - Tender për projektimin, duhet të lejojnë operimin e trenave të mallrave në rrjetin e BE
Autoriteti Portual Durrës synon të ndërtojë një linjë hekurudhore për transportin e mallrave, duke lidhur portin e ri tregtar në Porto Romano me stacionin hekurudhor në Sukth. Ky dikaster ka hapur tenderin me një fond limit prej rreth 23.7 mln lekë për realizimin e projektit të detajuar teknik të kësaj linje, duke argumentuar se ndërtimi i saj do t’i japë portit të ri akses të drejtpërdrejtë me rrjetin hekurudhor kombëtar.
Në dokumentet e tenderit thuhet se linja hekurudhore Durrës–Tiranë, e gjatë 34 kilometra, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë për të arritur standardet evropiane të qarkullimit me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, duke përfshirë edhe sistemin modern të sinjalizimit dhe komandimit të trenave. Kjo hekurudhë do të ketë 6 stacione, teksa në hyrje të stacionit Sukth mundësohet një lidhje hekurudhore, me zonën ku do të ndërtohet porti i Ri Tregtar i Durrësit në Porto Romano. Në dokumente specifikohet gjithashtu se degëzimi hekurudhor për të hyrë ne portin e ri është projektuar paraprakisht, për t’u lidhur me rrjetin hekurudhor kryesor, nëpërmjet një trekëndëshi hekurudhor.
Ndërkaq, parametrat teknike të ndërtimit të linjës hekurudhore Porto Romano – Sukth, duhet të lejojnë operimin e trenave të mallit, të cilët do të qarkullojnë nga rrjeti hekurudhor shqiptar, në rrjetin hekurudhor të BE dhe anasjelltas.
Përfitues të këtij projekti janë Autoriteti Portual Durrës dhe Hekurudha Shqiptare, teksa në perspektivë afatgjatë, kjo linjë synohet të lidhet me Korridorin 8 dhe rrugët hekurudhore drejt Kosovës dhe Evropës Qendrore, duke e shndërruar portin e Porto Romanos në një nyje strategjike ndërkombëtare. Ndërkaq, të dhënat e fundit të INSTAT për 3-mujorin e dytë 2025 treguan se volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore ishte 120.2 mijë ton, duke shënuar ulje me 16,1 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2024.

Dollari amerikan vijon paqëndrueshmërinë – Forcohen valutat e tjera!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë të mërkurë në zbritje duke humbur pikë sërish nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është......

Sigurimet shoqërore, 15.77 mld lekë në korrik - MF: 91 mld lekë të arkëtuara në 7 muaj, 7% më shumë se plani
Vetëm në muajin korrik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka mbledhur 15.77 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, duke shënuar një nivel......

Inteligjenca artificiale futet në arsimin shqiptar - Nga Master i Shkencave në IA, te platformat e veçanta. Cili është plani i Ministrisë?
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet dhe përdoret gjithnjë e më tepër, Shqipëria do të ndjekë të njëjtën qasje si shumë vende të tjera të......

Çregjistrohen 4.577 makina me moshë 22-vjeçare - Pse ngelin automjetet në kontrollin teknik?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Korrik 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit......

Gjermania shton arsenalin ushtarak - Porosit 1,400 automjete me vlerë 770 milionë euro
Forcat e armatosura të Gjermanisë kanë kryer një porosi me kompaninë vendase Rheinmetall për rreth 1,400 automjete logjistike ushtarake, me vlerë 770 milionë......

Zvicra, e “diskriminuara” e Evropës - Eksportet vendase, në rrezik nga tarifat e larta të Trump
Zvicra po përgatit një “ofertë më tërheqëse” në negociatat tregtare me SHBA-në për të shmangur tarifën prej 39% mbi eksportet e saj. Pas një mbledhjeje......

Trump, tarifa për gjysmëpërçuesit - Masat e reja priten të hyjnë në fuqi javën e ardhshme
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të zbulojë tarifat e reja për gjysmëpërçuesit dhe çipet duke nisur nga java e ardhshme. "Ne do të njoftojmë për......

OpenAI, në bisedime për të shitur aksionet - Vlera e këtyre aseteve mund të arrijë rreth 500 miliardë dollarë
OpenAI është në bisedime me investitorët rreth një shitjeje të mundshme aksionesh me një vlerësim prej afërsisht 500 miliardë dollarësh, sipas dy burimeve me......