Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2025, 13:01

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën

Nga Elisabeta Dosku

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i

Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë.

Sekretariati i  Komunitetit të Transportit së bashku me anëtarët e Grupit të Gjelbër, ka prezantuar raportin për vitin 2024, duke u ndalur në progresin që ka bërë vendi ynë sa i takon infrastrukturës hekurudhore si dhe projekteve që parashikohen në vijim, por edhe në ato ajrore, rrugore dhe ujore.

Matej Zakonjšek, Drejtor i Sekretariatit të Transportit:

“Në Shqipëri kemi disa projekte, Tiranë-Durrës është drejt fazave të fundit që do të thotë që shumë shpejtt do kemi modrernizimin e plotë dhe do të bëjmë lidhjen me Aeroportin e Rinasit dhe kështu Tirana do të ketë aeroportin e parë të lidhur me hekurudhë dhe kur të ndërtojmë rrjetin hekurudhor në rajon atëherë do të shikojmë lidhjen mes qyteteteve, Durrës-Tiranë do të jetë një histoiri suksesi kur flaism për përdorimin nga qytetarët. Projekte të tjera që janë përmendur është ai korridorit të tetë dhe që lidh Tiranën me Podgoricën”.

Gjetjet në raport ndalen edhe në zhvillimet që kanë ndodhur me aeroportet në vendin tonë.

“Në Shqipëri kemi një bum të aeroporteve por duhet thënë se Tirana është numri 1 në rajon kur është fjala për shtimin e numrit të paqagjerëve dhe kjo lidhet me bukuritë e vendit dhe bregdetin dhe kjo ka sjellë dhe shtimin e presionit mbi infrastrukturën e vendit. Ne shohim që aeroporti i Tiranës po zgjerohet, po modernizphet, por është e nevojshme që të lidhet me hekurudhën. Aeroporti i tiranës është një nga më domethënësit ndër projektet që po zbatohen”.

Sa i takon transportit rrugor, evidentohet se Shqipëria po zbaton nga 7-10 projekte që synojnë modernizimin e 177 km rrugë. Raporti thekson se pika Kufitare e Kakavijës cilësohet si 1 ndër 11 pikat më të ngarkuara në rajon dhe do të ndërhyhet në modernizimin e infrastrukturës me qëllim uljen e kohës së pritjes për qytetarët dhe bizneset.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat