Linjë energjetike Shqipëri-Kosovë e HEC Moglica 1.6 GW - Tre projekte synojnë statusin e veçantë, në garë për prioritet dhe financim nga BE

Teksa qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, tre projekte që përfshijnë drejtpërdrejt Shqipërinë janë mes investimeve të vlerësuara për t’u përfshirë në listë. Bëhet fjalë për zgjerimin e hidrocentralit të Moglicës me sistem pompimi, ndërtimin e një interkonjeksioni të ri 400 kV Shqipëri-Kosovë dhe rehabilitimin e linjave ekzistuese 220 kV që lidhin Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në Vau të Dejës.
Sipas kuadrit të ri, projektet që marrin statusin nga Komuniteti i Energjisë duhet të integrohen në planet rajonale të investimeve dhe në planet kombëtare 10-vjeçare të zhvillimit të rrjetit, duke marrë prioritetin më të lartë të mundshëm. Statusi sjell edhe avantazhe në sigurimin e financimit. Rregullorja përcakton se projektet mund të kualifikohen për ndihmë teknike dhe financiare të Bashkimit Evropian.
Zgjerimin e Moglicës, i vetmi projekt depozitimi energjie që kaloi fazën paraprake të pranueshmërisë në ciklin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë për vitin 2026. Ai parashikon ndërtimin e një hidrocentrali me pompim me fuqi 1,620 MW dhe rreth 30 GWh kapacitet magazinimi, duke përdorur rezervuarin ekzistues të Moglicës si rezervuar të poshtëm. Investimi vlerësohet në rreth 1.79 mld euro, me nisje të parashikuar të investimeve në vitin 2027 dhe vënie në punë në vitin 2033.
Projekti i dytë shqiptar është rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkonjeksioni të ri Shqipëri–Kosovë. Kostoja e parashikuar e investimit është 93.4 mln euro, ndërsa vënia në punë planifikohet për vitin 2029.
Ndërkohë, projekti që paraqitet më i qëndrueshëm në vlerësim është rehabilitimi i linjave ekzistuese 220 kV Trebinje-Perućica-Podgoricë-Vau i Dejës. Ai është i vetmi nga tre projektet që lidhen me Shqipërinë që mbetet në të tre variantet e listës së propozuar, edhe pas aplikimit të skenarëve më konservatorë.
Gjithsesi, projektet janë ende kandidate. Aktualisht po përgatitet lista e dytë e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, ndërsa miratimi përfundimtar pritet nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë deri në fund të vitit.
Zjarret nuk ndalen, 3 vatra aktive në vend - Situatë problematike në Dajt dhe në disa zona të Dibrës
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën......
Digjitalizohen 4.3 milionë kartela pasurie - Finalizohet kadastra e pronave, lehtësohen procedurat për qytetarët
4.3 milionë kartela pasurie të qytetarëve shqiptarë, në të gjithë territorin e vendit, janë digjitalizuar tërësisht, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve për......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe......
Pronat, “magnet” për financimin e bizneseve nga bankat/ Pasuritë e paluajtshme dhe kapitali qarkullues po udhëheqin valën e re të kredisë
Kredia për biznesin po merr më shumë hov, ndërsa bankat po financojnë gjithnjë e më shumë nevojat për prona dhe kapital qarkullues. Në shtatë muajt e parë të......
Nju Jorku i thotë “jo” IA-së në shkolla - Ndalimi njëvjeçar prek rreth 600 mijë nxënës
Shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut do t’u ndalojnë përkohësisht nxënësve deri në klasën e tetë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale......
Venecia intensifikon kontrollet mbi trafikun ujor - Qyteti pret fluks të lartë vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit
Venecia ka shtuar kontrollet në rrugët e saj ujore, ndërsa qyteti po përballet me një fluks të madh vizitorësh gjatë Festivalit të Filmit, që nisi më 2......
Kashar, përfundojnë para afatit punimet për mbikalimin e ri - Qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës vijon normalisht
Kanë përfunduar para afatit të parashikuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti......
Holanda zhvendos 86 ton ar - Nga SHBA dhe Kanadaja, drejt Londrës. Arsyeja, rritja e trazirave gjeopolitike
Banka qendrore e Holandës (DNB) ka zhvendosur 86 ton ar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja drejt Londrës, duke e justifikuar vendimin me “rritjen e......

