Linjë e re energjetike 110 kV/ Zogu i Zi-Tirana Qendër, forcim i rrjetit të transmetimit në kryeqytet

Me një fond limit prej rreth 287 mln lekë, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës 110 kV Zogu i Zi – Tirana Qendër dhe kryerjen e punimeve në nënstacionin Tirana Qendër. Projekti synon forcimin e rrjetit të transmetimit në kryeqytet dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në një nga zonat me ngarkesën më të lartë të konsumit në vend.
Sipas dokumenteve të tenderit, investimi përfshin ndërtimin e një linje kabllore të re nëntokësore 110 kV që lidh nënstacionin Zogu i Zi me nënstacionin Tirana Qendër, si dhe instalimin e pajisjeve të reja energjetike në të dyja nënstacionet. Punimet parashikojnë vendosjen e terminaleve të reja 110 kV, integrimin e linjës në sistemin ekzistues të mbrojtjes dhe kontrollit, si dhe modernizimin e skemave të monitorimit dhe komandimit nëpërmjet sistemit SCADA.
Projekti do të realizohet me formulën “turnkey”, që do të thotë se kompania fituese do të jetë përgjegjëse për të gjithë ciklin e punimeve, nga projektimi dhe furnizimi me pajisje, deri te ndërtimi, testimi dhe vënia në punë e linjës.
OST thekson se ndërtimi i kësaj linje është i domosdoshëm për të përballuar rritjen e kërkesës për energji në Tiranë dhe për të rritur qëndrueshmërinë e rrjetit të transmetimit, duke reduktuar rrezikun e mbingarkesave dhe ndërprerjeve. Lidhja e re pritet të përmirësojë gjithashtu fleksibilitetin e operimit të sistemit, veçanërisht në rastet e avarive apo punimeve mirëmbajtëse.
Afati për dorëzimin e ofertave nga operatorët e interesuar është data 30 dhjetor 2025.
Reziston paraja fizike, rriten veprimet në arkë - BSH: 694 miliardë lekë cash qarkulluan në sportelet fizike në vetëm tre muaj
Pavarësisht zhvillimit të shërbimeve digjitale bankare, sportelet fizike të bankave vijojnë të mbeten një pikë e rëndësishme për kryerjen e transaksioneve në......
Sigurimet, shqiptarët paguajnë vetëm kur detyrohen - AMF: Motoriku dhe jeta e debitorit, dominojnë. Zero kontrata për 9 lloje produktesh të tjera
Kur vjen çështja te sigurimet, shqiptarët vijojnë të paguajnë vetëm për ato që janë të detyrueshme, me sigurimin MTPL të brendshme që mban një rekord.......
Reforma kadastrale, “kyç” për investimet e huaja - Reduktohen kostot e transaksioneve dhe nxit interesin e investitorëve
Reforma që synon rritjen e transparencës dhe eficiencës së shërbimeve kadastrale, vlerësohet si një ndër më kryesoret për përmirësimin e klimës së biznesit......
Kryeadministratorja e AAPSK: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, instrument kundër pabarazive dhe diskriminimit
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në......
Dekarbonizimi i sektorit energjetik - Raporti i Komunitetit të Energjisë: Progresi në masën 60%
Komuniteti i Energjisë ka publikuar raportin vjetor të zbatimit për vitin 2025, ku vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e dekarbonizimit të sektorit......
Shqipëria ka 3.8 autobusë për 1,000 banorë/ Vendi kryeson rajonin dhe renditet ndër shtetet me raportin më të lartë në Europë
Transporti publik është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e qyteteve, sidomos në qytetet e mëdha ku ka një fluks të lartë qytetarësh dhe......
Zvicra, “optimiste” për vitin 2026 - Ulja e tarifave amerikane përmirëson perspektivën ekonomike
Qeveria zvicerane ka përmirësuar parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2026. Kjo vjen pas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave të......
Punësimi në sektorin e energjisë, dyfishi i normës globale - Industria punësoi 76 milionë njerëz vitin e kaluar, me 2.2% rritje
Një raport i ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tregon se në vitin 2024, ritmi i rritjes së punësimit në sektorin e energjisë ishte dy herë më i......





