Linjat urbane, detyrim për pajisje me GPS - Rregulla të reja për transportin qytetës dhe rrethqytetës. Afati brenda 30 Shtatorit

Qeveria ka përcaktuar kritere dhe rregulla të reja për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, tashmë në fuqi, për marrjen e licencës në shërbimet e rregullta (qytetës dhe rrethqytetës), të specializuara dhe vajtje-ardhje të transportit të udhëtarëve brenda vendit, aplikanti paraqitet pranë autoritetit përkatës të licencimit dhe, për shërbimin e rregullt në transportin ndërqytetës të udhëtarëve, aplikimi kryhet nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, sipas ligjit në fuqi.
Sipas udhëzimit, shoqëritë e transportit qytetës dhe rrethqytetës për marrjen e licencës në shërbimet e rregullta, të rregullta të specializuara dhe vajtje- ardhje të transportit të udhëtarëve brenda vendit, veç dokumenteve që duheshin deri më tani, duhet të paraqesin pranë autoritetit përkatës të licencimit edhe një dokument të lëshuar nga subjekti i licencuar, që vërteton instalimin e pajisjes GPS (Sistemi Global i Pozicionimit), e cila është një pajisje elektronike që merr sinjale nga satelitët për të përcaktuar me saktësi vendndodhjen, shpejtësinë e lëvizjes dhe kohën e udhëtimit të autobusit, si dhe gjeneron dhe transmeton pandërprerë të dhëna të vendndodhjes së autobusit, në sistemin elektronik të monitorimit të autoritetit kompetent.
Subjektet e pajisura, me licencë dhe certifikata, para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, kanë detyrim ta dorëzojnë këtë dokument brenda datës 30 shtator 2026.
Gjithashtu, subjektet duhet të dorëzojnë edhe rregulloren e udhëtimit, të hartuar nga subjekti transportues, në të cilën përfshihen edhe dispozitat për të drejtat dhe detyrimet e udhëtarëve. Rregullorja dorëzohet në momentin e rinovimit të licencës ose të certifikatës përkatëse.
Rezerva strategjike e naftës, nën 300 mln fuçi - SHBA regjistron nivelin më të ulët që nga viti 1983
Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së ra në 298.7 milionë fuçi javën e kaluar, duke kaluar nën shifrën e 300 milionë fuçive për herë të parë në më shumë se......
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi - Të paktën 164 persona. Vijojnë përpjekjet e shpëtimit
Përpjekjet e shpëtimit në të gjithë Kolumbinë perëndimore vazhduan në ditën e dytë të martën, ndërsa punonjësit e emergjencës gërmuan nëpër ndërtesa të......
“Tejkaloni ngërçin politik” - Biznesi, apel klasës politike: Kosovës i duhen institucione funksionale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke kërkuar nga partitë......
Kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm - Në rreth 70% të Francës për shkak të thatësirës
Qeveria franceze tha se gati 70% e vendit po përballet me kufizime në përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa kushtet e thatësirës përkeqësohen për shkak të......
Trump pretendon kontroll të plotë të Hormuzit - Irani vendos kushte për rihapjen e ngushticës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Marina Amerikane ka "100 për qind" kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani këmbëngul që Uashingtoni duhet......
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Kërkimet online gjatë ditëve të fundit tregojnë një miks interesash në vend, nga sporti dhe moti te informacionet praktike dhe destinacionet turistike. Disa......
Perimet dhe peshku, “luksi” i verës/ Rreth 10% më shtrenjtë se një vit më parë, ushqimet marrin sërish hov
Çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt në korrik, me presionin më të fortë që erdhi nga perimet, peshku dhe mishi. Në total, ushqimet dhe pijet joalkoolike u......
ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme
Autostrada Elbasan–Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me......

