Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2026, 10:42

Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike

Nga Ernilda Luzi

Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për

Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për kryerjen e punimeve në nënstacionin elektrik Tirana, Qendër. Projekti synon përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në kryeqytet.

Fondi limit i përllogaritur për realizimin e këtij investimi arrin vlerën 287 milionë e 336 mijë lekë. Sipas dokumentit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, objekti i kontratës përfshin ndërtimin e bazamenteve dhe vendosjen e tre terminaleve 110 kV me shkarkues për linjën e re kabllore Zogu i Zi – Tirana, Qendër, në nënstacionin Tirana. Po ashtu, parashikohet edhe vendosja e tre terminaleve të tjerë 110 kV në strukturat metalike të montuara në nënstacionin Zogu i Zi.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, reduktimi i riskut të ndërprerjeve dhe përmirësimi i funksionimit të rrjetit energjetik në zonat urbane me ngarkesë të lartë. Punimet do të realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë në fushën e energjisë elektrike.

Referuar dokumentit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha pjesët me tension deri në 1000 volt do të izolohen në mënyrë të tillë që të shmanget çdo kontakt aksidental. Në dokument theksohet se të gjitha pjesët me tension që mund të preken me dorë duhet të izolohen nga kontakti direkt, qoftë përmes përdorimit të mjeteve izoluese, rregullimit të pozicionit të pajisjeve apo përdorimit të pajisjeve speciale.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat