Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 13:32

Linja 400 kV me Maqedoninë e Veriut - Hapet tenderi për segmentin maqedonas, rritje e kapacitetit ndërkufitar të transmetimit

Nga Ola Mitre

Linja 400 kV me Maqedoninë e Veriut - Hapet tenderi për segmentin

Operatori maqedonas i Sistemit të Transmetimit, MEPSO ka shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e linjës energjetike Ohër – Bitola, pjesë e linjës së interkonjeksionit 400 KV Shqipëri – Maqedoni e Veriut. Tenderi është shpallur në faqen e prokurimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, teksa hapja e procedurës konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt përfundimit të korridorit rajonal të energjisë Lindje - Perëndim, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë nëpërmjet kabllos nënujore.

Ndërkaq, pjesa shqiptare është në fazë më të avancuar, pasi punimet kanë nisur në dhjetor të vitit 2023. Projekti përfshin ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Qafë – Thanës, ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV mes Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 dhe zgjerimin e nënstacionit Fier, i ndarë në 2 kontrata zbatimi.

Kostot totale e tij ka një vlerë prej 70,131,000 Euro dhe financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës KfW, nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe OST. Më konkretisht 50 mln euro janë kredi e dhënë nga KfW, 14 mln euro grant i WBIF, 1.131 mln euro janë grant nga WBIF dhe Bashkëpunimi Gjerman – Shqiptar për Zhvillim dhe 5 mln Euro nga OST.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit me vënien në operim të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, kapaciteti total ndërkufitar i sistemit të transmetimit shqiptar me vendet fqinje do të rritet në 1500 MW. Po ashtu, duke qenë pjesë e infrastrukturës për Korridorin e 8-të Evropian, ky projekt do të krijojë mundësi për lidhjen me rrjetin italian përmes linjave nënujore. Nga ana tjetër, sipas OST-së ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së jugut.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat