Likuidim me këste për borxhet e energjisë - Aktmarrëveshjet / Lehtësi për familjarët e bizneset. Parashikime edhe për faljen e kamatëvonesave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar skemat e reja për likuidimin me këste të detyrimeve të prapambetura, duke përfshirë kategoritë e abonentëve familjarë dhe biznese.
Aplikimi i tyre do nisë nga data 21 korrik, teksa sipas OSHEE, do të aplikohen aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2023, ndërsa kusht është që këta klientë duhet të kenë mbyllur detyrimet e krijuara gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim.
Ndërkaq, secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre.
Më konkretisht, klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pensionistët mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë, ndërsa klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.
Ndërkohë që, bizneset mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë deri në 120 këste.
Paralelisht, OSHEE Group miratoi edhe skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2023. Kështu, klientët familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
Ndërsa klientët jo familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh. Për të nënshkruar aktmarrëveshjet klientët mund të të paraqiten në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit.

Buxheti shlyen 42 milionë euro për koncesionet - 5-mujori/ 11 kontrata aktive, likuidohet 30% e totalit të detyrimeve vjetore
Buxheti i shetit ka shlyer afro 42 milionë euro pagesa për kontratat koncesionare aktive. Referuar raportit të mesvitit për zbatimin e buxhetit, në fund të......

Gonxhja takon Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali -" Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat"
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim të posaçëm......

Çmimet në vend, më të ulta se në rajon/ Inflacioni arrin në 2.5%, me ndikim më të madh nga ushqimet dhe argëtimi
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Qershor të......

Në Bashkinë Fier hapen sportele për asistencë të e-Albania - Balluku: Qeveria do të marrë masa për të ndëshkuar abuzuesit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bashkë me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi, vizituan......

Investitorët ndërkombëtare në Shqipëri/ AIDA: Numri i bizneseve me pronësi të huaj u rrit 44 %!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) bëri të ditur se, në 3 muajt e fundit prill-qershor 2025, regjistrimi i bizneseve me pronësi të huaj......

Matës inteligjentë për energjinë elektrike - OSSH hap tenderin 55 mln lekë, instalim në 67 nënstacione
Me një fond limit prej gati 55 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për furnizimin dhe instalimin e matësve inteligjentë në 67......

Menaxhimi i mbetjeve spitalore - Kërkesa të reja për ata që i gjenerojnë, gjoba e heqje licence në rast shkeljesh
Ministria e Mjedisit dhe Shëndetësisë kanë nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të zbatueshëm për......

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? - Furnizim i Forcave të Armatosura nga KAYO. Marrëveshje edhe me shtete të tjera
Qeveria ka vendosur të bëjë disa ndryshime në lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve ose mjeteve ushtarake, si dhe për blerjen e armëve, municioneve......