Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik - Ministria e Bujqësisë: Reformim i plotë i sigurisë ushqimore
Ministria e Bujqësisë synon të ndërmarrë një reformë të plotë ligjore në administrimin e sigurisë ushqimore në vend. Ky institucion sapo ka hedhur në konsultim publik ligjin e ri ‘Për Kontrollet zyrtare’. Drafti me 119 nene përcakton rregullat e përgjithshme dhe parimet e kërkesat që lidhen me kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare, dhe përcakton përgjegjësitë përkatëse për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve.
Sipas hartuesve të ligjit ai është përafruar pjesërisht me rregulloren përkatëse të Bashkimit Europian, madje edhe emri i ligjit është përkthimi fjalë për fjalë i kësaj rregulloreje. Risi për ligjin janë edhe dy nene të posacme, pikërisht nenet 95 dhe 96 të cilat parashikojnë që autoritetet kompetente shqiptare të kontrollohen rregullisht nga ekspertët e Komisionit Evropian për punën që bëjnë për verifikimin e funksionimit të sistemeve kombëtare të kontrollit, për situatat emergjente, dhe për mbledhjen e të dhënave. Me ligj parashikohet që autoritetet vendase të ofrojnë ndihmë të plotë për të siguruar kontrollet e ekspertëve të Komisionit Evropian.
Duke qenë se parashikohet një reformim i plotë në sigurinë ushqimore ligji i ri shfuqizon një pjesë të madhe të neneve të ligjit në fuqi “Për ushqimin”. Kështu shfuqizohet baza ligjore e tanishme për mbikqyrjen e sigurisë ushqimore të importit, kontrolli doganor i ushqimeve të importuara, lëshimi i “Certifikatave të importit” licensimi dhe regjistrimi stabilimenteve ushqimore, laboratorëve të autorizuar të kontrollit, importi dhe eksporti i ushqimit për kafshë dhe disa nene të tjera për administrimin e kontrolleve të sigurisë ushqimore.

Tregu i lirë i energjisë në Kosovë, 200 kompani jashtë lidhjes - AKB: Po hyjmë në krizë të rëndë energjetike, duam dialog me qeverinë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur......

Kompensimi i pronave, 1.4 mln euro në Korrik - Ekzekutohen 161 dosje për tokat e zëna nga ndërtimet informale
Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përgjatë muajit Korrik......

“Tregu bankar, me potencial zhvillimi” - Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse. Është përmirësuar cilësia e kredisë
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës......

Ujësjellësit rritën të ardhurat - ERRU inkurajon unifikim tarifash, por jo në të gjitha shoqëritë rajonale
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve realizuan mbi 11.3 mld lekë të ardhura gjatë vitit 2024, apo 983 mln lekë më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave......

Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina/ Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit......

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimet - AMF: Mbizotëron me 62% të primeve në vend. Në 2024 u rritën edhe pagesat për frymë
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i......

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......

Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet - Në korrik, 926 biznese në sitë dhe mbi 600 masa administrative
Në një kohë kur siguria dhe mbrojtja e punëtorëve mbeten një sfidë e përhershme në tregun shqiptar të punës, Inspektorati Shtetëror i Punës ka publikuar të......