Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të - Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të Kontratës
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në Kuvend, teksa sipas relacionit shoqërues synon krijimin e një kuadri të qartë, të qëndrueshëm dhe konkurrues për nxitjen e investimeve private nëpërmjet koncesioneve dhe partneriteteve publike- private (PPP).
Sipas draftit, dhënia e një kontrate koncesionare ose PPP do të kalojë në disa faza të detyrueshme. Fillimisht, projekti do identifikohet nga autoritetet publike dhe do i nënshtrohet një studimi të plotë fizibiliteti, ku analizohen kostoja, përfitimet, ndikimi mjedisor dhe ndarja e risqeve. Ky studim duhet të miratohet nga Ministria e Financave, për të siguruar që nuk krijon rrezik për buxhetin e shtetit. Më pas, do ngrihet një komision i posaçëm me ekspertë juridikë dhe financiarë, i cili përgatit dokumentacionin e procedurës dhe shpall garën publike. Ngritja e këtij komisioni u konsiderua si pozitive nga Dhoma Amerikane e Trgetisë gjatë fazës që drafti ishte në konsultim publik, por sipas saj procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të tij nuk është i qartë, duke krijuar rrezik për ndërhyrje dhe mungesë besueshmërie në vendimmarrje. Në komente, dhoma nënvizoi domosdoshmërinë për ngritjen e strukturave vlerësuese të pavarura dhe të paanshme që të garantojnë një përzgjedhje të drejtë të projekteve koncesionare.
Kontrata parashikohet të monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Kontratës, që duhet të hartojë dhe paraqesë pranë autoritetit kontraktues, të paktën, katër raporte periodike në vit për performancën financiare dhe jofinanciare të kontratave. Dhoma Amerikane sugjeroi forcimin e mekanizmave të kontrollit e ndër të tjera detyrimin për raportim tek një organ kushtetues i pavarur, si Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ndërkaq, projektligji nuk parashikon dhënien e kontratave koncesionare apo PPPpërmes propozimeve të pakërkuara dhe shpërblimin e kompanive private që i paraqisnin me deri në 10% bonus të pikëve totale të garës.

Kosova e Greqia shtyjnë eksportet përpara/ Defiçiti tregtar ulet me 5.8% në 7 muajt e parë të vitit
Përgjatë muajit korrik të këtij viti, eksportet shqiptare kanë shënuar sërish një ecuri pozitive, duke arritur në vlerën e 35 miliardë lekëve, me një rritje......

Si të përfitojmë nga strehimi social? - Katër grupe kryesore kriteresh. Nga kushtet e strehimit, te ato ekonomike
Teksa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dokumentin i cili ka në fokus programin e strehimit social, janë paraqitur edhe kriteret......

Sa hua po u japin bankat qytetarëve? - BSH: Kërkesa e lartë për hua dhe konkurrenca rritën kreditimin
Bankat tregtare kanë dhënë më shumë kredi për qytetarët dhe bizneset në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi......

Licencohen 142.8 MW energji - Dominon energjia diellore me 13 projekte, parashikohen edhe 3 hidrocentrale
Shtatë muajt e parë të vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

“Boom” biznesesh të reja në Korrik - Rritje me 45%, regjistrohen mbi 37 mijë aplikime
Sezoni turistik mesa duket ka shtuar dhe iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se......

Valët e nxehtësisë “ekspozojnë” dobësitë e Evropës - Rritja e kërkesës sfidon qëndrueshmërinë e rrjetit energjetik të BE-së
Këtë verë, Evropa është përfshirë sërish nga një seri valësh nxehtësie të forta. Vetëm javën e kaluar, rekorde temperaturash janë thyer në jugperëndim të......

Pagesat në euro me AIPS “kapin pikun” - BSH: Mbi 218 mijë transaksione në janar-korrik, gati 22% më shumë se në 2024
Shuma e pagesave në euro të kryera me sistemin AIPS ka pësuar një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pagesave......

Prodhimet bujqësore shqiptare në tregjet botërore - Mbi 265 mijë ton të eksportuara në 6 muaj, rritje me 10%
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......