Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 16:51

Ligji i ri i energjisë rregullon pikat e karikimit/ Karakaçi: Kemi parashikuar të shtohet një operator i ri

Nga SCAN TV

Ligji i ri i energjisë rregullon pikat e karikimit/ Karakaçi: Kemi

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka miratuar projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Gjatë fjalës së tij në komision, Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se deri më tani pikat e karikimit kanë funksionuar në një zonë të paqartë rregullatore,

“Aktualisht, duke qenë se ka qenë e parregulluar, pikat e karikimit të mjeteve elektrike përdorin energjinë elektrike që përdoret në njëfarë kuptimi për popullatën. Ligji i sektorit të energjisë elektrike nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike që përdoret për popullatën sepse është një çmim i rregulluar, i përcaktuar.

Megjithatë, ne kemi vendosur, kemi krijuar disa aspekte rregullatore deri tani, në mënyrë që ta lehtësojmë këtë, këtë shërbim”, tha Karakaçi.  

Karakaçi theksoi se do shtohet një operator i ri, që do të jetë i posaçëm për pikat e karikimit.

" Në ligjin e sektorit që ne paraqesim sot, kemi të parashikuar një operator të ri që shtohet, që është operatori i pikës së rikarikimit. Dhe patjetër ky operator duhet të përmbushë disa kritere, shkon edhe në Entin Rregullator të Energjisë edhe plotëson disa kushte dhe e kemi si të thuash të përafruar me të gjithë mekanizmat edhe ku blen energjinë elektrike dhe me çfarë çmimi e shet energjinë elektrike dhe kemi një hartëzim të mirëpërcaktuar kush janë pikat e karikimit sepse ka një operator që i menaxhon ato pika karikimi"

Projektligji parashikon përcaktimin e statusit ligjor të operatorëve të pikave të karikimit, si dhe rregullimin e mënyrës së furnizimit dhe menaxhimit të këtij shërbimi

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat