Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 10:13

Ligji i faljes, si mund ti blejnë fermerët vitet e punës?/ 294-384 euro në vit, shuhen të gjitha gjobat dhe kamatvonesat në sistem

Nga Elisabeta Dosku

Ligji i faljes, si mund ti blejnë fermerët vitet e punës?/

Fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht do të përfitojnë nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura apo gjobave dhe kamatëvonesave.

Konkretisht në ligjin i cili tashmë ka nisur nga zbatimi,  "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarvë në bujqësi.

Konkretisht do të  "Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin."  Pra për detyrimet më të vjetra se 10 vite, gjobat dhe kamatvonesat fshihen në çdo rast edhe pse detyrimi për kontributin mbetet.

Ndërsa neni 6 parashikon  "Shuarjen e dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.

E thënë ndryshe, këto nene parashikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuar vë në bujqësi, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar, nga data 01.10.1993 deri më datë 31.12.2024, paguhen pa kamatëvonesa, sipas vendimit në fuqi.

Pra çdo fermer mund të “blejë” vite e punës me një shumë vjetore prej 38, 400 lekë në vit për zonat fushore  dhe  29, 400 lekë në vit për fermerët në zonat malore, duke mos pasur asnjë penalitet sa i takon gjobave dhe kamatvonesave.

Për një periudhë 10 vjeçare fermerët në zonat fushore do duhet të paguanin 384 mijë lekë dhe në zonat malore 294 mijë lekë.

Blerja e viteve të punës është një mundësi që u siguron fermerëve përfitime nga pensioni në të ardhmen.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat