Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 14:22

Ligji i amortizimit 1% për ndërtesat e vjetra - Sa rezultat ka dhënë? Pipiria: Rishitja e pasurive të paluajtshme, thuajse e bllokuar

Nga Diamila Leka

Ligji i amortizimit 1% për ndërtesat e vjetra - Sa rezultat ka

Që nga viti 2024, u përcaktua një formë e re taksimi për shit-blerjen e pasurive të patundshme. Në ligjin e ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet një diferencim midis objekteve të reja dhe atyre të vjetra, ku këtyre të fundit, do t’u njihet amortizim 1%, çka do të reflektohet në tatim. Por, a ka rezultuar efektiv ky ligj deri më tani?

“Nëse shikojmë gjithë statistikat e 2024, tregu i rishitjes së pasurive të paluajtshme ka qenë pothuajse totalisht i bllokuar deri në fund të vitit për shkak të mungesës së qartësisë, dhe vendosjes në funksion të procesit të rivlerësimit. Pjesa 1%, i shërben kryesisht tregut të rishitjeve, përsa kohë që ky treg ka qenë i bllokuar dhe efektet e përdorimit të normës 1%, për amortizimin e çmimit të referencës në rastin e ndërtesave të vjetra, nuk besoj që ka qenë efektive.” -Reinaldo Pipiria Kreu i NAREA

Që ky ligj të rrisë efektivitetin e tij, sugjerohet heqja e tatimit të transaksioneve për të gjitha pasurive të paluajtshme.

“Një normë 1% e amortizimit të vlerës së tregtimit të pasurive të paluajtshme, do të ishte shumë efektive që nëse do të shoqërohej dhe me një masë tjetër. Me uljen e tatimit të transaksioneve të pasurive të paluajtshme. Pra sot e kemi 15%, kemi 2-3 vite që i sugjerojmë ekzekutivit të uli në 0 ose maksimumi në 3% dhe të ndiqet shembulli i vendeve të BE. Në një moment kur kemi një mjet në dorë, që të amortizosh vlerën e deklaruar me 1%, për transaksionin që je duke kryer me një shtëpi të vjetër, sidomos me shtëpi para viteve ’90, dhe përballë ke dhe një taksë e cila është 15%, mundësia për t’u joshur dhe për t’u bërë gabime duke kaluar në evazion është shumë e madhe. Prandaj, sugjerohet që ky 1%, duhet të shoqërohet me një ulje të tatimit mbi fitimin kapital në nivelet e BE që shumicën e kohës janë të përjashtuara totalisht, ose pjesërisht.” -Reinaldo Pipiria Kreu i NAREA

Referuar statistikave të vitit të kaluar, qeveria ka arkëtuar vetëm 2% të taksave që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme.

“Statistikat tregojnë që deri të paktën mesi i 2024, qeveria kishte arkëtuar vetëm 2% të të gjithë taksave që duhet të vinin nga tregtimi i pasurive të paluajtshme ose e thënë ndryshe nga tatimi mbi fitimin kapital. Edhe fundi i vitit tregon që jemi në po të njëjtat nivele. Pra nga viti i kaluar, kryesisht tatimi mbi fitimin kapital është gjeneruar nga tregtimi i kompanive të mëdha, që mund të jenë kompani ndërtimi ose kompani të mëdha që kanë tregtuar pasuri të paluajtshme dhe shumë pak nga tregu i rishitjes.” -Reinaldo Pipiria Kreu i NAREA

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat