Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë

Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën e Komunave të Kanadasë. Vetëm pak ditë më parë qeveria shqiptare e ka miratuar në parim marrëveshjen. Sipas ministrisë së Transportit të Kanadasë, negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të vendit me pjesën tjetër të botës, çka promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe ndihmon në nxitjen e rritjes ekonomike.
Referuar marreëveshjes pritet që disa linja ajrore të operojnë fluturime të planifikuara midis Kanadasë dhe Shqipërisë. Kështu, do të kryhen deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend, si dhe deri në 10 fluturime me ngarkesa në javë. Kompanitë ajrore mund të fillojnë menjëherë të ofrojnë shërbime sipas kësaj marrëveshjeje.
Në një deklaratë për mediat, Steven MacKinnon, Ministër i Transportit dhe Kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, tha se kjo marrëveshje e re e transportit ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Evropës, do të hapë mundësi të reja ekonomike për të dy vendet tona. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu lidhjet tona midis njerëzve dhe ato globale të Kanadasë.
Ndërsa, ministri i Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu, u shpreh se marrëveshja shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizëm dhe do të nxisë lidhje më të ngushta midis njerëzve, duke çuar më tej qëllimet e Kanadasë për diversifikimin tregtar. Për Kanadanë, kjo do t'i ndihmojë bizneset tona të hyjnë në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë ndërsa ata arrijnë klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe reciprokisht të dobishme në të gjithë botën.
Eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024. Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë midis vendeve të Ballkanit jo-anëtare të BE-së. Kanadaja ka marrëveshje ose rregullime të transportit ajror që mbulojnë më shumë se 125 vende.
Kanadaja parashikon që kjo marrëveshje e transportit ajror do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor
Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në......
Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve
Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë......
Grumbulluesit, marrëveshje në dëm të fermerëve - Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 subjekte: Diktuan çmimet gjatë sezonit
Një grup ndërmarrjesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, rezulton se kanë......
Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe......
Duhen 914 mln euro investime private në energji - Tranzicioni energjetik kërkon ndërtimin e centraleve diellore e të erës, me kapacitet 600 MW
Vendi ynë parashikon një nevojë të konsiderueshme për investime private në sektorin energjetik, në kuadër të tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe......
Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të përparojnë? Barometri i Ballkanit: Taksat dhe ekonomia informale, në krye të listës
Barometri i Ballkanit ka publikuar së fundmi disa të dhëna mbi situatën e bizneseve në Shqipëri dhe në rajon. Për këtë studim, anketa për botimin e vitit......
Kina i kundërpërgjigjet BE-së - Vendos tarifa deri në 20% për importet e mishit të derrit
Kina do të vendosë tarifa deri në 19.8% për importet e mishit të derrit nga Bashkimi Evropian, një ulje e konsiderueshme krahasuar me tarifat fillestare që......
“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare
Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron......





