Shqipëria Postuar më 5 Maj 2026, 12:33

Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat dhe zyrat e karrierës, ura mes studentëve dhe bizneseve

Nga Fabjona Pasho

Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat

Lidhja e universiteteve me tregun e punës është pjesë e planit të masave për arsimin e lartë 2030. Ekspertët e shohin këtë nismë si një hap para dhe që do ti japë mundësinë të rinjve për të kuptuar nevojat e tregut të punës.

“Ajo çka ka munguar për vitë në Shqipëri është kjo lidhjaqë ne kemi mes edukimit dhe tregut të punës. Pra shumë shpesh të rinjtë kanë një diplomë dhe nuk e kanë të sigurtë vendin e punës.

Jemi të lumtur që ka një plan masash të mbështetur me fonde, që do ti ndihmojë të rinjtë të bëjnë këtë lidhje. Nuk është lloji I lidhjes që është I lehtë, sepse duhet të ketë bashkëpunimin edhe me bizneset, edhe me kompanitë, edhe me institucionet. Që në hapat epara, do duhet që vetë universiteti të mendojë një plan të mirëmenduar, të bashkuar gjithashtu me nevojat e bizneseve ose të tregut të punës. Kjo ka nevojë për një studim më të thellë të tregut të punës, ka nevojë për zyra karriere më aktive dhe eficente në universitete. Një zyrë karriere duhet të dijë se çfarë nevojë ka tregu I punës sot për sot dhe ti bashkojë ato nevoja me studentët dhe dëshirat e tyre. Mbi të gjitha ti japë mundësinë të gjithëve të kenë një akses të barabartë në tregun e punës dhe jo ti japë mundësinë dissave dhe të lërë mënjanë disa të tjerë.

Bëhet zhgënjyese kur del nga universiteti dhe shkon në një vend pune, ose shkon në një vend që nuk përshtate me edukimin tënd. Prandaj e kemi ngritur gjithmonë si shqetësim. Kjo bëhet vetëm nëpërmjet analizave  të sakta, zyrave të karrierës dhe marrëveshjeve me bizneset”, thotë Gertjana Hasalla, eksperte punësimi.

Por a është i gatshëm sektori privat të bashkëpunojë?

“Sektori privat është më nevojtari në lidhje me forcën punëtore, ka gjithmonë nevojë për punonjës, të cilët gjithmonë e më pak po gjenden në Shqipëri. Ka pasur një lëvizje edhe për punonjës të huaj, pork jo nuk do të thotë se ata mund të zëvendësojnë 100% punonjësit shqiptarë dhe vetë biznesi është I pari I interesuar që të ketë punonjës shqiptarë të cilët janë të kualifikuar. Duke pasur këtë lidhje të drejtpërdrejtë me universitetin do mund të marrin punonjës të kualifikuar nga universiteti, në mënyrë që të mos kenë mungesa në biznesin e tyre”, shprehet ekspertja.

Një tjetër element që duhet marrë në konsideratë për të afruar të rinjtë me tregun e punës, sipas ekspertes Hasalla është edhe dhënia e mundësisë për praktika të paguara.

“Ka kaluar koha epraktikave të papaguara sepse me kostot e jetesës së sotshme është e vështirë të përballohet jetesa. Duhett ë mendohet më shumë për praktika të paguara, ndoshta edhe jo 100%, sepse çdo gjë varet nga niveli I eksperiencës në vendin e punës, por nëse paguhen në një farë niveli do ishte një plus dhe një avantazh I madh edhe për bizneset vetë, sepse do tërhiqte më shumë të rinj që do të vijnë dhe do të bëjnë praktikat profesionale pranë tyre. Duke pasur dikë që ti e ke mësuar, do e kesh më të lehtë më pas që ky person të punësohet me kohë të plotë, por edhe të ketë eksperiencën e mjaftueshme për të qenë pjesë e ekipit”, shpjegon Hasalla.

Ministria e Arsimit, ka planifikuar që për të forcuar lidhjen e universiteteve me tregun e punës, të ketë një buxhet prej 28.400.000 Lekë.

 

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat