Licensimi i bankave dhe institucioneve të tjera të parasë, Banka e Shqipërisë forcon rregullat

Banka e Shqipërisë ka vendosur ndryshimin e disa rregulloreve për licencimin e bankave, subjekteve financiare jobanka, institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, shoqërive të kursim-kreditit, si edhe me kuadrin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas njoftimit të dalë nga BSH, ndryshimet e miratuara synojnë përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për një mbikëqyrje efektive, duke synuar kryesisht zbatueshmërinë e rekomandimeve të ekspertëve të Moneyval.
Ndryshimet adresojnë përfshirjen dhe qartësimin e koncepteve “reputacion i mirë” dhe “pronar përfitues”, forcimin e kërkesave mbi integritetin dhe reputacionin e zotëruesve të kapitalit, përfshirë pronarët përfitues, si dhe përfshirjen e detyrimit për konsultimin e listave të OKB-së dhe Bashkimit Evropian në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, ato synojnë qartësimin e kërkesave rregullative lidhur me afatet dhe të drejtën e riparaqitjes së kërkesave për licencim, përmirësimin e kërkesave për dokumentacionin e nevojshëm në vlerësimin e përshtatshmërisë së strukturave të pronësisë dhe drejtimit, si dhe rregullimin e aspekteve që lidhen me ndryshimet në strukturën e kapitalit të subjekteve financiare jobanka, përfshirë blerjen, shitjen apo transferimin e pjesëmarrjes influencuese, si dhe pezullimin apo revokimin e licencës.
Sipas BSH ndryshimet prekin konkretisht këto rregullore:
“Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”;
“Për licencimin, ushtrimin e veprimtarisë, revokimin e licencës dhe likuidimin e portofolit të kredive nga subjektet financiare jobanka”;
“Për licencimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave”;
“Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”;
“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Raporti i Stabilitetit Financiar: Në gjashtëmujorin e dytë 2025 fitimi i bankave ishte në rënie
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar, një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga BSH.......
“100 lekë/litër kompensim për karburantin” - Shoqatat e transportit: Riaktivizoni skemën e mbështetjes. Karakaçi: Po e shqyrtojmë
Riaktivizimi i skemës së mbështetjes, përmes kompensimit 100 lekë/litër është një nga masat që po shqyrtohen nga qeveria, për të mbështetur sektorin e......
Investimet e huaja, në filtër - Ibrahimaj: Bord ndërministror për sektorët kritikë
Investimet që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian në fushën e medias dhe të mbrojtjes do të shqyrtohen nga një bord ndërministror. Lajmin e bëri të......
Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të stresit të ujit? Burimet e bollshme dhe popullsia e vogël e mbajnë vendin larg krizës
Në disa vende të botës, përdorimi i ujit shpesh e tejkalon sasinë që natyra ofron. Sipas të dhënave të FAO, disa shtete përjetojnë stres të lartë të ujit, i......
“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin” - Reforma e inspektimeve, Sula: Ligji është përafruar me BE
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një tryezë me inspektoratet e varësisë. Në fjalën e tij, Sula tha se synohet përmirësimi i standardeve......
Ibrahimaj: Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit......
Gati ndërtimi i nënstacionit të ri në qendër të Tiranës - Financim i BERZH prej 22,5 mln euro në kuadër të programit “Green Cities”
Në qendër të Tiranës pritet të ndërtohet një nënstacion elektrik nëntokësor 110/20kV, që do të garantojë sigurinë dhe të jetë i qëndrueshëm me energji......
Bizneset kërkuan më shumë para’ për prona/ Likuiditeti dhe pasuritë e paluajtshme dominuan huamarrjen
Bizneset në Shqipëri e nisën vitin 2026 duke u financuar kryesisht për nevoja afatshkurtra likuiditeti dhe për pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të......


