Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2024, 12:27

Licencohen 253.14 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 16 licenca të reja gjatë vitit 2024

Nga Ola Mitre

Licencohen 253.14 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet

Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN, gjatë këtij viti janë licencuar 16 kompani, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 253.14 MW.

Ky numër licencimesh ka kaluar atë të 2 viteve të fundit, që u karakterizuan nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli.

Kjo, duke qenë se gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MË, ndërsa gjatë vitit 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW. Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, ndërsa aktualisht numërohen 52 kompani.

Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat