Licencohen 245.16 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 12 licenca të reja gjatë vitit 2024
Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN, deri në fund të muajit tetor janë licencuar 12 kompani, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 245.16 MW.
Ky trend ndjek atë të 2 viteve të fundit, që është karakterizuar nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli.
Kjo, duke qenë se gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW, ndërsa gjatë vitit 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW.
Licencimi i tyre erdhi pas periudhës 3 - vjeçare 2019-2021 kur nuk u dha asnjë licencë e re. Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, ndërsa aktualisht numërohen 48 kompani.
Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur thuajse tërësisht nga energjia ujore.
Sondazh
8.4 mln euro për rrugën e hyrjes në Shkodër - ARRSH shpall fituesin për aksin kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut
Rreth 8.4 mln euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur konsorciumin e kompanive......
Pse individët dhe bizneset preferojnë kursimet afatgjata? Në tetor vlera e depozitave 2-vjeçare arrin në 167 mln lekë
Sipas analizës së bërë më herët nga “Scan Intel” ka rezultuar se individët dhe bizneset në Shqipëri preferojnë të hapin llogaritë e tyre të kursimit......
Kreu i BQE, mesazh për Trump - Lagarde bën thirrje për negociata me SHBA për të shmangur tarifat tregtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde u shpreh se Bashkimi Evropian mund të jetë në një pozitë më të mirë nëse bisedon me Shtetet e......
Çfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? - Drafti, 50% e aseteve dhe vlerave ripërdoren brenda 6 muajve
Brenda Qershorit 2025, qeveria parashikon që të jetë tërësisht funksionale Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të shërbejë si Njësi Kombëtare......
Patatja shqiptare nuk “kalon kufirin”! - Shkak, një bakter. Denaj: Presim zhbllokim të eksporteve në 2025-ën
Prej disa vitesh prodhuesit shqiptarë nuk arrijnë të deportojnë në tregjet ndërkombëtare me produktin e patates. Shkak për këtë është një bakter që disa që......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan E ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......
Rreth 4 mld euro qarkullojnë jashtë bankave! - Rekordi historik u regjistrua në kulmin e sezonit turistik
Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lehtë në tetor të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja......
Serbia rikthen energjinë bërthamore - Beogradi shfuqizon ligjin që ndalonte ndërtimin e impianteve
Serbia ka shfuqizuar moratoriumin 35-vjeçar mbi energjinë bërthamore, duke ndryshuar strategjinë e saj të energjisë, ndërsa vendi përballet me kërkesën në......