Licencohen 211.8 MW energji/ Dominon energjia diellore me 16 projekte, parashikohen edhe 4 hidrocentrale

Dhjetë muajt e vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për periudhën janar – tetor janë licencuar 20 kompani, për projekte me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 211.8 MW.
Të dhënat tregojnë një dominim të dukshëm të energjisë diellore, me 192 MW të licencuar. Projektet iu takojnë 16 kompanive të ndryshme, ndërsa centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit, me përjashtim të njërit që do të jetë në Kukës. Por, teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë 10 mujave të vitit 2025 janë dhënë edhe 4 licenca për hidrocentrale, për projekte me kapacitet total të instaluar prej 19.8 MW.
Ndryshe paraqitet situata për energjinë e erës, që aktualisht mbetet e pashfrytëzuar në vendin tonë. Edhe përgjatë periudhës janar – tetor 2025 nuk u licencua asnjë kompani në këtë aktivitet, teksa numërohen vetëm 2 licenca aktive të dhëna nga Enti Rregullator i Energjisë në vitet 2007 -2008.
Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në rrjet, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.
Pica kroate “shërbehet” me kosto të lartë/ Kroacia, vendi me rritjen më të madhe të çmimeve në BE
Kroacia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimit të picave në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat. Midis......
8,700 qytetarë morën aftësi të reja në 9 muaj/ Si po ndryshon Shqipëria përmes formimit profesional?
Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, 8,707 individë në Shqipëri kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional, duke marrë aftësi të reja dhe duke u......
BE-Britani, në prag të marrëveshjes për mbrojtjen/ Palët synojnë të bien dakord për programin ushtarak gjatë nëntorit
Komisioni Evropian shprehu besimin se një marrëveshje që lejon Mbretërinë e Bashkuar të marrë pjesë në programin kryesor të mbrojtjes së BE-së do të......
Bitcoin ndërpret ecurinë rekord/ Regjistron rënien e parë mujore që nga viti 2018
Bitcoin shënoi një rënie mujore në tetor për herë të parë që nga viti 2018, duke i dhënë fund një serie shtatëvjeçare fitimesh që i kishte dhënë këtij muaji......
Shqipëria pjesë e Panairit “Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico” në Itali
Për herë të parë, Shqipëria mori pjesë zyrtarisht në edicionin e 27-të të BMTA – ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik. Në......
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë
Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës......
Rezoluta, ja 16 detyrat që la Kuvendi për Bankën e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave
Një rezolutën me 13 rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe tre të tilla për qevrinë është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 30 tetor. Dokumenti......
Shuhet Fatos Nano, kryeministri me një ndikim reformator në ekonominë e Shqipërisë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Ai prej disa ditësh, ishte I shtruar në një spital privat në......





