Licencohen 131 MW energji në 8 muaj - Dielli dominon me 122.3 MW, asnjë licencë e re për centralet e erës

Rreth 131 MW kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike janë licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë periudhës janar–gusht 2026. Sipas të dhënave zyrtare, licencat e reja u përkasin 10 kompanive, ndërsa edhe këtë vit pjesa dërrmuese e kapaciteteve të parashikuara vjen nga energjia diellore.
Në total, 7 kompani kanë marrë licenca për centrale fotovoltaike me kapacitet të kombinuar prej 122.3 MW. Projekti më i madh është ai i kompanisë “GREENSOL”, me fuqi 41.29 MW, që parashikohet të ndërtohet në Mesopotam të Finiqit. Pas tij renditet centrali fotovoltaik prej 36 MW i “SPV Blue 3”, në Sheq Marinas të Fierit, ndërsa “PROSOL” është licencuar për një tjetër impiant prej 21 MW, po në këtë zonë.
Kapacitete të tjera fotovoltaike janë licencuar në Vlashaj të Bulqizës, me fuqi 10 MW, si dhe një tjetër projekt 10 MW në Sheq Marinas. Ndërkohë, dy centrale me nga 2 MW secili janë parashikuar në Topojë dhe Povelçë të Fierit.
Përveç energjisë diellore, gjatë 8 muajve të parë të vitit janë dhënë edhe 3 licenca për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, me kapacitet të kombinuar 8.8 MW. Projektet përfshijnë HEC-in “Bushtrica 1”, me 5.226 MW, “Vinjolli 1”, me 1.84 MW dhe “Doma”, me kapacitet 1.695 MW.
Ndërkaq, ndryshe nga viti 2025, kur pas shumë vitesh u dha një licencë e re për prodhimin e energjisë nga era, gjatë periudhës janar–gusht 2026 nuk rezulton të jetë licencuar asnjë projekt i ri eolik. Kështu, edhe të dhënat e këtij viti konfirmojnë orientimin e investimeve të reja kryesisht drejt energjisë fotovoltaike.
Më pak shqiptarë po investojnë në letra qeveritare - AMF: Investimet e individëve në bono e obligacione bien me 13.2%
Shqiptarët po i largohen gjithnjë e më tepër investimit në tituj qeveritarë. Në gjysmën e parë të 2026, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen......
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në tre qarqe
Lëvizje në Elbasan, Berat dhe Korçë, disa drejtues transferohen në Drejtorinë e Përgjithshme Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese në......
Tregu kërkon inxhinierë dhe ekonomistë - Te të pakualifikuarit, kamarierët domosdoshmëri për bizneset
Tregu i punës vijon të shfaqë kërkesë për një gamë të gjerë profilesh profesionale. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se......
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? - Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Pak ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit po përballen me faturën e përgatitjes së fëmijëve. Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e......
Shqipëria i hap rrugë mbarështimit racor - Kritere të forta për importin dhe tregtimin. Gjoba deri në 5 mijë euro
Në një kohë kur blegtoria paraqet rënie të vazhdueshme si në prodhimin e qumështit ashtu edhe në rënien e krerëve, Shqipëria do të ketë një kuadër të plotë......
BE-ja kërkon fundin e vetos në politikën e jashtme - 11 vende anëtare kërkojnë kalimin nga unanimiteti në shumicën e kualifikuar
Një grup prej 11 vendesh të Bashkimit Europian po kërkon reformimin e mënyrës se si blloku merr vendime për politikën e jashtme, duke propozuar kufizimin e......
Leku forcon peshën në kreditim, euro humbet terren/ 87% e huave të reja për individët u dhanë në monedhën vendase
Kredia e re për individët ka vijuar të zgjerohet gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë një ndryshim të fortë në monedhën e......
Skema e pensioneve arrin rekord kontributesh - 7-mujori/ Mbi 1.3 miliardë euro nga të punësuarit në vend
Në 7 muaj, mbi 1.2 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve......

