Shqipëria Postuar më 10 Mars 2025, 17:57

Lezhë, kryeministri Rama premton investime në vijën bregdetare: Projektet përfshijnë gjithë zonën

Nga SCAN TV

Lezhë, kryeministri Rama premton investime në vijën bregdetare:

Kryeministri Edi Rama ka premtuar një transformim të plotë të vijës bregdetare të Lezhës. Kreu i qeverisë tha se një mori projektesh të bukura do të përfshijnë të gjithë zonën, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për punësim.

“Për t’ju thënë të drejtën, kjo rrugë këtu është prej 3 vjetësh një çekan në kokën time e policisë (Pjerin Ndreut)  derisa e përfshimë në programin e Fondit të Zhvillimit, bëmë dhe projektin dhe tani po bëjmë dhe realizimin. Besoj që dhe për ju që jeni këtu, sepse për të tjerët, Pjerini thotë do jetë për të gjithë Ballkanin por për zonën do jetë shumë domethënëse. Për hir të vërtetës, përtej shakasë që është vetëm gjysma e së vërtetës, kemi projekte shumë të bukura këtu në zonën e bregdetit në Tale, por dhe në gjithë zonën e bregdetit. Janë projekte shumë të bukura zhvillimi dhe do sjellin shumë ekonomi.” – u shpreh Kryeministri.

Premtimet e tij kreu i qeverisë i bëri gjatë inspektimit të punimeve të një aksi të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Lezhë me hidrovorin e Tales. Ky investim, që pritet të mbyllet për një vit, po realizohet me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.  

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat