Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2024, 11:51

Lezha, ndërhyrje emergjente në 10 ura e prita malore - Hapet tenderi për parandalimin e pasojave të reshjeve

Nga SCAN TV

Lezha, ndërhyrje emergjente në 10 ura e prita malore - Hapet tenderi

Bashkia e Lezhës ka shpallur tenderin për studim e projektim për ndërhyrje emergjente dhe parandalimi ndaj pasojave që mund të sjellin reshjet e shumta të shiut.

Synimi është ndërhyrja në pritat malore dhe rehabilitimi i 10 urave në fshatra të ndryshëm, me qëllim që të përmirësohet qarkullimi iujit dhe të mos pengohet qarkullimi i automjeteve si rrjedhojë e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodh aktualisht.

Me konkretisht, synohet rehabilimi i pritës malore në rrugën e të Shelbuemit në fshatin Kolsh, pasi si rezultat i prurjeve të mëdha në rast reshjesh është dëmtuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj prita malore ekzistuese .

Në projekt është edhe rehabilitimi i urave në fshatrat Dragushë, në kanalin kullues Zejmen-Tale, Ungrej, Bërzanë, Sukaxhi, Fishtë e Troshan si dhe në fshatrat Kallmet dhe Dajç ku veç urave do të rehabilitohen edhe pritat malore.

Qarku i Lezhës, për shkak të terrenit është një nga qarqet që preket më së shumti nga ndryshimet klimatike dhe një nga qarqet më të rrezikuara në rastet e shtimit të reshjeve.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat