Shqipëria Postuar më 8 Janar 2025, 11:12

Lezha, me Muze Arkeologjik Mesjetar - Hapet tenderi për ndërtimin me vlerë 15,1 milionë lekë

Nga Ernilda Luzi

Lezha, me Muze Arkeologjik Mesjetar - Hapet tenderi për ndërtimin me

Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 15 milionë e 102 mijë lekë.

Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë arkeologjike kulturore e periudhës së mesjetës, në hyrje të kalasë së Lezhës është një simbiozë atraktive e turizmit përmes trashëgimisë kulturore, duke shtuar interesin e vizitorëve dhe turistëve nga vendi dhe bota si atraksion, pasuri, vlerë historike dhe kulturore.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërtesa është parashikuar dhe do të përdoret për shërbim. Ndërkohë, të gjitha punët e lidhura me instalimin do të bëhen sipas kërkesave teknike.

Modeli strukturor është i tipit 3 dimesional dhe përfaqësojnë në mënyrë adekuate shpërndarjen efektive hapësinore të masës, ngurtësisë dhe rezistencës.

Të magazinuara prej shumë vitesh shumë objekte artefakte që përfaqësojnë vlera arkeologjike do të jenë aksesueshme për çdo vizitor. Ky muze është dëshmi e historisë, kulturës, qëndresës e luftës për liri, pavarësi, gjuhë dhe identitet kombëtar dhe trashëgimi kombëtare.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga operatorët është deri më datë 21 janar 2025.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat