Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2025, 10:57

Lezha, destinacion në çdo stinë - “Ndriçohet” Skënderbeu, memoriali tërheq rreth 18 mijë turistë

Nga Alida Lula

Lezha, destinacion në çdo stinë
Investimet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës, po e bejnë Lezhën një destinacion të preferuar. Krahas ndërjyrjeve në rrugë, mirëmbajtjen e plazheve dhe lirimin e hapësirave publike, bashkia po punon e dhe për evidentimin e monumenteve dhe atraksioneve më të vizituara historike.

Në një një nga simbolet më të rëndësishme të historisë shqiptare, memorialin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, u krye ndriçimi në çdo pjesë të tij si dhe përgjatë rrugës që të çon në këtë memorial.

Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Lezhës, thekson se pamja e ndriçuar gjatë natës e bën memorialin më tërheqës për turistët dhe vizitorët që në këtë sezon.

Memoriali i Skënderbeut mbetet një nga pikat më të frekuentuara. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, ai është vizituar nga 18 700 vizitorë dhe tendenca është në rritje, pasi në Lezhë ndërthuret bregdeti me historinë, natyrën dhe kuzhinën e pasur, duke e bërë një destinacion gjithëvjetor

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......