Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2025, 13:14

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Qytetarët mund të ndjekin online gjithë linjën që ata përshkojnë!

Nga Edel Strazimiri

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale -

Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në Tiranë tashmë, po hyn në epokën digjitale, duke sjell lehtësira në menaxhimin e orareve, qëndrimin në stacion dhe njohjen me itineraret për të gjithë qytetarët.

Ky hap i rëndësishëm në drejtim të modernizimit të transportit publik vjen si rezultat i bashkëpunimit mes atdalbania, GIZ Shqipëri, dhe Bashkisë së Tiranës, të cilët me mbështetjen e partnerëve të tyre, kanë arritur të integrojnë me sukses të dhënat GTFS-RT (General Transit Feed Specification në kohë reale) në sistemet digjitale të transportit publik.

Përdoruesit e transportit publik në Tiranë tani mund të shohin në kohë reale se ku ndodhen autobusët, të planifikojnë më mirë udhëtimin e tyre dhe të kenë informacion të saktë mbi kohën e mbërritjes së linjave. Madje, edhe Google Transit ka filluar të përdorë këto të dhëna, duke sjellë një përvojë më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë ata që lëvizin në qytet.

Përveç përfitimeve për pasagjerët, këto të dhëna do të ndihmojnë gjithashtu në menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke lejuar analizimin dhe optimizimin e rrjeteve dhe orareve të autobusëve. Kjo do të thotë më pak pritje, më shumë efikasitet dhe një sistem transporti më i përshtatshëm për nevojat e qytetit.

Gjithashtu, po punohet për ta zgjeruar këtë teknologji edhe në qytete të tjera në mbarë vendin, me qëllim që transporti publik në Shqipëri të bëhet më inteligjent, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm.

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale -

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat