Leku, më i ‘fortë’ se kurrë! - Kursi i këmbimit anon në favor të monedhës shqiptare

Gjysma e parë e vitit është mbyllur me euro të zhvlerësuar si kurrë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor u shënua rënia më e madhe e monedhës evropiane. Konkretisht, 1 euro u këmbye me vetëm 94.14 lekë.
Prej kohësh tashmë, ekonomia shqiptare po përballet me një lek shumë të fortë dhe monedhwn euro që sa vjen e dobësohet. Vetëm mw 30 janar, euro kapi vlerën më të lartë të këmbimit prej 96.70 lekësh. Që prej mesit të qershorit, monedha evropiane ka rënë në nivelin e 94 lekëve.
Të gjithë ata që zotërojnë euro dhe për arsye të ndryshme duhet t’i konvertojnë në lek, do të humbasin, pasi nëse më parë për 1 euro merrje 120 lekë, tashmë 1 euro këmbehet me 93.82 lekë. Ndërsa ata që duan të blejnë euro, përfitojnë më shumë, sepse për 94.4 lek do të marrin 1 euro.
Banka e Shqipërisë ka vijuar të kryejë ndërhyrje në tregun valutor përmes ankandeve për blerjen e valutës. Për efekt të stabilizimit të kursit të këmbimit dhe të rritjes së rezervës valutore, Banka e Shqipwrisw bleu rreth 1 miliard e 27 milionë euro gjatë 2025.
Aktorët që humbasin janë tashmë të njohur, bizneset eksportuese (si ato në industrinë fasone apo bujqësi) që shpesh kanë ngritur zërin për pasojat që po sjell kursi i këmbimit në aktivitetin e tyre. Këto biznese fitojnë të ardhura në euro nga prodhimi që dërgojnë për eksport, por shpenzimet i kanë në lekë.
Megjithatë, BSH e përdor forcimin e lekut si një nga mjetet për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Importuesit, ata që blejnë mallra jashtë vendit gjithashtu përfitojnë, pasi u duhen më pak lekë për të blerë të njëjtën sasi malli në euro.
Nga ana tjetër, kur leku forcohet, kostoja për të shlyer borxhin publik, shumica e të cilit është në monedhë të huaj, ulet, duke përmirësuar bilancin e shtetit. Edhe ata që kanë marrë një kredi në euro, përfitojnë gjithashtu.
“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” - Themeli: BSH, në fokus analiza e goditjeve nga zhvillimet gjeopolitike
Gjatë 3 mujorit të dytë të 2026-ës Shqipëria u përball me një goditje oferte, e cila ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Ajo u reflektua si......
Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i ri me pesë drejtori rajonale
Qeveria ka miratuar krijimin e inspektoratit Qendror të Punës, i cili do të zëvendësojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.......
Përfundon afati për gjobat dhe kamatëvonesat - Tatimet: Masat e tjera lehtësuese vijojnë deri në dhjetor 2026
30 Qershori ishte afati i fundit për tatimpaguesit që kërkonin të përfitonin nga masat më lehtësuese të parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve......
Shqipëria përfiton 6 milionë euro, forcim i konkurrueshmërisë - CBAM, mundësi drejt tregut të BE-së për industrinë shqiptare
Shqipëria pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro, fonde që mund të mbështesin procesin e përshtatjes së industrisë, investimet në teknologji të gjelbra dhe......
Në vitin 2025 u regjistruan më pak vdekje se një vit më parë/ Mbi gjysma e tyre shkaktohen nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vijojnë të mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, ato përbënin 52.9% të të gjitha......
Meshkujt blejnë më shumë filma, femrat bileta koncertesh/ Mbi një e treta e përdoruesëve të internetit, bileta online për evente kulturore
Përdorimi i internetit për blerjen e mallrave dhe shërbimeve kulturore mbetet në rritje, me biletat për aktivitete kulturore dhe sportive në krye të......
Kush punon më shumë në Shqipëri? Eurostat: Punojmë gati 6.7 orë më shumë se europianët. Prodhimi e ndërtimi “rekord”
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të zbutjes së ngarkesës javore, por sërish mbetemi ndër popujt që kalojnë më shumë kohë në zyra, fabrika e kantiere......
Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij. Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:......



