Shqipëria Postuar më 17 Janar 2026, 10:16

Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?

Nga Diamila Leka

Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat

Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur dhe fermerë që përballen çdo herë me të njëjtën pasiguri. Por a kemi marrë mësime nga përmbytjet aktualisht?

Sinkron Përparim Laze- Pedagog, specialist i menaxhimit të ujerave

“Unë do të thosha shumë pak kemi mësuar. Ne po i përsërisim vit pas viti të njëjtat gabime, thjeshtë për faktin që përsëritet e njëjta situatë. Unë nuk po qëndroj te problemet teknike, por thjeshtë fakti që ndërhyrjet për mirëmbajtjet, pastrimin nuk bëhen në periudhën e verës në periudhën pa rrjeshje, por bëhen gjithmonë në periudhën kur janë rreshjet,” u shpreh Përparim Laze- Pedagog dhe specialist i menaxhimit të ujërave.

Por nga ana tjetër, cilat janë 3 masat që duhet të ndërmerren për të mbrojtur bujqësinë?

“Si masë kryesore do të rekomandoja mirëmbajtjen e veprave mbrojtëse nga përmbytjet, argjinaturat. Riparimin e dëmtimeve, ose ku ka mundësi të ndërtohet e re, të ndërtohet argjinaturë e re. e dyta, gatishmëria e sistemit të kullimit fushor që ka të bëjë me riparimin e hidrovorëve, modernizimin e tyre. Pastrimin e kanaleve kryesore në mënyrë që sistemi i kullimit të jetë funksional. Dhe masa e tretë është, mirëmbajtja e kanaleve të ujërave të larta,” sqaroi Laze.

Investimet në infrastrukturë kulluese, teknologji monitorimi, trajnime për fermerët dhe sisteme sigurimi bujqësor janë thelbësore për një bujqësi më rezistente ndaj përmbytjeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat